Njerez

Si po e ndryshon interneti bukurinë

 Para tendencës së mjekrës, preferoja pamjen e një mashkulli të rregullt. Më pas mjekrat u bënë normale, madje tanimë shohim meshkujt të panumërt që janë të apasionuar pas kësaj tendence. “Unë njoh meshkuj me mjekër që janë shumë tërheqës. Më përpara kjo gjë nuk ishte e rëndësishme, por tani pjesa më e madhe e burrave që unë njoh kanë mjekër,” tha një kalimtar i intervistuar nga “The Guardian”.

Ne i kuptojmë ndryshimet me kalimin e kohës, por ky trend mendohet të jetë afatgjatë. Të gjithë e dimë se bukuria e individëve është e ndryshme dhe besojmë se secili prej nesh ka një fizionomi që qëndron kostante gjithe jetës sonë edhe pse standartet tona të bukurisë mund të ndryshojnë gjatë muajve , viteve ose edhe brenda një çasti.

“Bukuria përcakohet nga standardet tona, por me analizat e vazhdueshme kemi kuptuar se mendimi që kemi për të bukurën ndryshon në varësi të asaj që shohim,” thotë Haiyan Yang, profesor në universitetin Johns Hopkins dhe autor i një studimi që zbuloi se mendimi për bukurinë mund të ndryshojë në bazë të opinioneve të njerëzve që na rrethojnë.

"Klani" Kardashian-Jenner

“Mund të argumentohet se zhvillimi i teknologjisë dhe përhapja e aplikacioneve të ndryshme mund të bëjë që njerzit të ndryshojnë standartet e bukurisë më shpejt se kurrë më parë në historinë njerzore,” shprehet Yang.

Ne fajësohemi se jemi bombarduar me imazhet e njerëzve që hasim në internet dhe hulumtimet e fundit kanë zbuluar se gjykimet tona mbi bukurinë ndryshojnë vazhdimisht. Shumicës prej nesh u duket vetja shumë më pak tërheqës, duke u bazuar tek imazhet që shohim në rrjetet sociale, një ky fenomen ky që ndodh në mënyrë të përsëritur. Në një studim të kryer në universitetin e Sidneit pjesëmarrëset femra vlerësuan 60 meshkuj nga bukuria e tyre duke parë vazhdimisht fotografi të ndryshme online. Studiuesit arritën në përfundimin se pjesëmarrëset kishin më shumë gjasa të vlerësonin vetëm fytyrat tërheqëse. Kur pjesëmarëset femra panë 242 fytyra dhe iu kërkua të vlersonin bukurinë e meshkujve nga një deri në tetë, u kuptua se perceptimi i tyre për bukurinë ndryshonte në çdo fytyrë që shikonin. Arsyeja e këtij përfundimi qëndron në faktin se si truri e trajton një informacion të ri.

 “Truri juaj nuk mund të përpunojë të gjitha informacionet që shikoni vazhdimisht dhe krijon memorie të shkurtra aty ku mundet,” thotë Jessica Taubert, autore kryesore e këtij studimi.

Merlin Monroe

Në këtë rast pjesa e shkurtër që truri arrin të përpunojë është ajo që shkencëtarët e quajnë “varësia seriale”. Për shembull kur ju shikoni një kokërr kafeje dhe më pas shikoni diku tjetër, në trurin tuaj ju do të përpunoni të njëjtin imazh të kafesë gjithë kohës, dhe do të prisni që ta shihni të njëjtën pamje përsëri.

 “Fakti që truri ynë i përshtatet shpejt mjedisit tonë visual nuk është diçka e re. Ajo që kuptohet në këtë studim është shpejtësia me të cilën mjedisi ndryshon ynë”, thotë Teresa Pegors, ish-petagoge në universitetin e Azusa Pacifik. “Kjo mund ta bëjë bukurinë një objekt që mund të zhvendoset vazhdimisht. Duhet të themi se bukuria është cilësuar si nga arsyet pse shumë njerzve i’u duket e vështirë të kënaqen vetëm me një partner gjithë jetës,” shprehet ajo.

Hulumtuesit kanë zbuluar se kur shikojmë një fytyrë për një kohë të shkurtër ne kemi gjasa ta cilësojmë më të bukur sesa kur e shikojmë për një kohë të gjatë. Ky fenomen ndodh sepse nëse shohim një fytyrë për një kohë të gjatë, nuk jemi thjesht duke e parë por po krijojmë edhe një gjykim mbi vlerat që ka ky person. Kështu që nëse e gjeni veten duke simpatizuar më shumë njerëz në internet se sa në botën reale, dijeni se thjesht jeni duke reaguar në mënyrë të shpejtë kundrejt informacionit që po merrni.

Truri nuk mund ta kuptojë një informacion për një kohë të shkurtër, kështu që sjell reagime të menjëhershme për diçka që ka parë në moment. “Aplikacionet e takimeve kanë evouluar shumë shpejt dhe shpeshherë na çojnë në vendime të gabuara, kështu qe është më mirë të shikoni sa përshtateni me partnerin që zgjidhni dhe më pas të shprehni pëlqimin tuaj. Të gjithë kemi dëgjuar për partnerin perfekt që ndryshon në shumë pak kohë njohje,” thotë David Egleman, një tjetër bashkëautor i këtij studimi.

Ne dime tashmë se perceptimet tona për gjithçka në botë ndikohen nga këndvështrimi dhe nga veprimet e të tjerëve por Pegors shikon një ndryshim të mundshëm. Ne mund të kemi mendime të ndryshme , duke i ofruar vetes informacione të ndryshme.

 “Perceptimi ynë për bukurinë ndryshon në çdo fytyrë që shohim. Kjo do të thotë se ne mund të mbajmë standartin tonë të bukurisë më real thjesht duke ndryshuar përvojat tona vizuale,” thotë ajo. “Ne nuk duhet të jemi të mbërthyer pas një standarti bukurie që epoka dixhitale na ushqen. Mund të zgjedhim të shohim më pak nga këto imazhe dhe të kënaqemi më shumë me bukurinë tonë. E gjithë kjo do të thotë që të mos i kushtojmë shumë rëndësi aplikacioneve që përdorim,” shton Pegors


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë