Analize

Si po ndërhyjnë Kina, Rusia dhe Irani në zgjedhjet amerikane?

Më 2 tetor, vetëm disa orë pasi Presidenti Trump njoftoi në Twitter se ishte infektuar me Covid-19, këshilltari i tij i sigurisë kombëtare mbërriti në Gjenevë për takim me një grup zyrtarësh rusë. Në krye të agjendës ishte përpjekja e Kremlinit për të ndikuar në zgjedhjet amerikane.

Bisedimet mes Robert O'Brien dhe homologut të tij rus, Nikolai Patrushev ishin shenja e fundit se presidenti Trump i trembet ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet presidenciale më shumë sesa në vitin 2016, kur hidhte poshtë çdo mundësi se Moska kishtë ndikuar në favor të tij.

Por këto zgjedhje, Rusia nuk është e vetme, më zyrtarë të lartë amerikanë që paralajmërojnë se edhe Kina dhe Irani po përpiqen të ndikojnë në rezultatin e  zgjedhjeve, më qëllim zgjedhjen e Joe Biden.

Kina dhe Rusia

Për muaj me radhë, administrata Trump ka paralajmëruar për rreziqet e ndërhyrjes politike nga Kina në zgjedhjet amerikane.

Në Prill, Presidenti Trump tha se Pekini e donte jashtë Shtëpisë së Bardhë. Madje Prokurori i Përgjithshëm William Barr dhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe thanë se Pekini ishte një kërcënim më i madh se Rusia. Megjithatë, përplasjet e ashpra mes dy Trump dhe presidentit Xi Jinging, nuk do nënkuptojë se Kina ka zëvendësuar Rusinë.

Të enjten e kaluar, zyrtarët e sigurisë kombëtar amerikan akuzuan hakerat e sponsorizuar nga shteti rus për shënjestrimin e uebsajteve shtetërore dhe për vjedhjen me sukses të të dhënave në të paktën dy raste. Akuzat erdhën menjëherë pasi zyrtarët akuzuan Rusinë dhe Iranin për përdorimin e informacionit të regjistrimit të votuesve amerikanë për të dëmtuar imazhin e presidentit Trump.

Por ndryshe nga Rusia, ka shumë pak prova të ndërhyrjes kineze në zgjedhjet amerikane. Përpjekjet e huaja të dezinformimit të mbështetur nga Kina, të cilat janë bërë publike kishin një arritje të vogël krahasuar me përpjekjet e Rusisë.

Presidenti Donald Trump dhe presidenti kinez, Xi Jinping, Gazeta Si, 2020

"Kina studioi atë që rusët bënë në vitin 2016 nga afër", thotë eksperti i sigurisë kibernetike James Lewis. "Ata do të dëshironin të ishin në gjendje të bënin atë që bëjnë rusët, por nuk janë aq të aftë” shtoi ai.

Sidoqoftë, ekspertët parashikojnë që operacionet e ndikimit të Kinës do të bëhen më të frikshme në dekadat e ardhshme. Ata paralajmërojnë që Kina do të kontrollojë shumë pjesë të rrjeteve globale të telekomunikacionit dhe do të eksportojë sistemin e saj të censurës dhe propagandës tek qeveritë e tjera.

Nga ana tjetër, përdorimi i dezinformimit nga Rusia daton shumë përpara zgjedhjeve të fundit presidenciale. Bashkimi Sovjetik përdori artin e "dezinformimit" për të falsifikuar dokumente, për të mbjellë histori të rreme në media dhe për t'u infiltruar në grupe aktivistësh gjatë Luftës së Ftohtë.

Kremlini po ndërhyn në zgjedhjet aktuale në SHBA duke përdorur llogari të rreme në mediat sociale për të përçarë votuesit amerikane rreth çështjeve më të rëndësishme në prag të zgjedhjeve. “CNN” shkrua se më shumë se 1.000 punonjës thuhet se kanë punuar nga një zyrë në Shën Petersburg për të ndikuar në zgjedhjet amerikane, me qëllimin që Trump të zgjidhet president në vitin 2016. Këto taktika janë ende duke u përdorur, por të maskuara, tani që libri i lojërave është bërë publik. Një hetim i CNN në fillim të këtij viti zbuloi se mijëra profile në mediat sociale me vendndodhje në Gana dhe Nigeri, ishin duke punuar në emër të Rusisë. Këtë Shtator, Facebook dhe Twitter njoftoi se agjencia ruse e sigurisë krijoi një uebsajt të rreme që merrej me politikën amerikane dhe madje punësoi disa amerikanë për të shkruar artikuj, të cilët më pas u shpërndanë në platforma të ndryshme të mediave sociale.

Ky uebsajt gjithashtu faqe fansash në Facebook për kandidatë të ndryshëm presidencialë të SHBA-së, duke përfshirë edhe një grup mbështetësish me emrin Biden-Harris që kishte rreth 11,400 anëtarë.

Të paktën për momentin , Rusia duket se ka më shumë ndikim se Kina në zgjedhjet amerikane. Kjo reflektohet në mediat shtetërore, me mediat ruse që botojnë më shumë përmbajtje në gjuhën angleze në lidhje me zgjedhjet presidenciale sesa ato kineze. Ndërhyrja e Rusisë është gjithashtu më përçarëse.

"Rusia ka një urë të qartë drejt Amerikës. Ata kanë komunikuar vazhdimisht dhe janë lidhur me amerikanët për të ndikuar tek ata dhe për të mbështetur politikat dhe kandidatët e favorshëm për ta," tha Lewis. "Kina nuk ka qëllime të tilla. Nuk ka asnjë kandidat presidencial –as  Biden as Trump - veçanërisht pas Covid, që do të përmirësojë marrëdhëniet me Kinën", shtoi ai.

Por në planin afatgjatë, ajo që e bën Kinën një kërcënim potencialisht më të madh se Rusia është përfshirja e saj në infrastrukturën globale të komunikimit. Gjatë dekadës së kaluar, kompanitë kineze kanë ndërtuar rrjete interneti, televizive dhe telefonike për shumë qeveri të huaja, veçanërisht në vendet në zhvillim, duke i ofruar mundësi të kontrollojnë shumë prej përmbajtjeve që do të publikohen.

Irani

Këto javë, Irani dhe Rusia kanë marrë të dyja të dhënat e regjistrimit të votuesve amerikanë, duke shtënë në dorë kështu armën më efektive për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Lajmi erdhi nga dy zyrtarët e lartë të sigurisë amerikane, të cilët kanë siguruar provat e para konkrete që të dy vendet po përpiqe të ndikojnë në zgjedhje, dy javë përpara votimit.

Irani përdori informacionin për të dërguar një email votues kërcënues. Christopher A. Wray, drejtori i FBI-së tha se kishte informacione se Irani planifikoi të ndërmarrë të tjera hapa për të ndikuar në votime.

Të dhënat e votuesve të marra nga Irani dhe Rusia ishin kryesisht publike dhe përfshijnë emrat e votuesve, regjistrat e partive si dhe adresat elektronike "Këto të dhëna mund të përdoren nga aktorë të huaj për të provuar t'u komunikojnë informacione të rreme votuesve të regjistruar që ata shpresojnë se do të shkaktojnë konfuzion dhe kaos”, tha Wray.

Njoftimi se dy kundërshtarë të huaj ishin përpjekur të ndikonin në zgjedhjet duke dërguar emaile kërcënuese ishte një paralajmërim i fortë dhe një kujtesë se si fuqitë e tjera mund të shfrytëzojnë dobësitë e ekspozuara nga ndërhyrja ruse në vitin 2016. Por mund të luajë gjithashtu një kartë të fuqishme në duart e Presidentit Trump. Për javë të tëra, ai ka argumentuar se votimi në 3 nëntor do të "manipulohet" dhe se fletëvotimet me postë do të çojnë në manipulime të përhapura zgjedhore dhe se e vetmja mënyrë që ai të humbasë është nëse kundërshtarët e tij manipulojnë zgjedhjet.

Tani, ai ka prova të fushatave të ndikimit të huaj kundër rizgjedhjes së tij. Disa nga emailet elektronike të falsifikuara, u janë dërguar votuesve demokratë në emër të mbështetësve të presidentit Trump . Hakerat iranianë u përpoqën të mbulonin gjurmët e tyre, thanë zyrtarët amerikanë të inteligjencës përmes një rrjeti të kompromentuar të një kompanisë saudite të sigurimeve. Më vonë, ata dërguan më shumë se 1,500 emaile duke kërcënuar votuesit amerikanë të zgjidhnin Trump, duke përdorur faqen e internetit të një kompanie estoneze.

Deri më tani, disa zyrtarë kishin këmbëngulur se Rusia mbetet kërcënimi kryesor për zgjedhjet. Por informacioni i ri, thanë zyrtarët republikanë dhe demokratë, tregon se Irani po përdor teknikat ruse dhe po përpiqet të bëjë të qartë se edhe ai është i aftë të ndërhyjë në zgjedhje.

Që nga gushti, zyrtarët e inteligjencës kanë paralajmëruar se Irani kundërshtonte rizgjedhjen e Trump në zyrë ovale, pasi ai doli nga marrëveshja bërthamore më shumë se dy vjet më parë dhe rivendosi sanksione ekonomike shkatërruese ndaj Teheranit. Zyrtarët thanë se Irani po përpiqej të dëmtonte imazhin e zotit Trump dhe të forconte mbështetjen për Joseph R. Biden.

Kandidati demokrat për president ka treguar se ai do të rihyjë në marrëveshjen bërthamore dhe do të heqë shumë prej këtyre sanksioneve për sa kohë që Irani i bindet kufizimeve në programin e tij bërthamor.

Zyrtarët kanë paralajmëruar për muaj me radhë në lidhje me rrezikun e përdorimit të dhënave për të ndërhyrë brenda infrastrukturës së votimit. Kjo ishte pikërisht ajo që Rusia ka kërkuar të bëjë që nga ndërhyrja e saj në 2016, kur skanoi përmbajtjen e shumë sistemeve zgjedhore shtetërore dhe depërtoi në disa, përfshirë Arizona dhe Illinois , edhe pse zyrtarët amerikanë thonë se ndryshoi asnjë votë.

Irani është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet Amerikane që nga viti 2012, por gjithmonë si një aktor i vogël. Megjithatë, kjo duket se ka ndryshuar.

Burimet: "New York Times, "CNN", "Bloombeg"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë