Njerez

Si po i kalojnë pushimet VIP-at shqiptarë?

Në këto ditë të nxehta vere është e vëshirë të kalosh shumë kohë në kryeqytet, ndaj sa herë që gjejmë pak kohë të lirë e shfrytëzojmë në maksimum për të marr ca rreze dielli diku larg. Por më të ndjekurit sigurisht që VIP-at, të cilët janë gjithmonë në qendër të vëmendjes për destinacionin që kanë zgjedhur. Pushimet e tyre mund të jenë pak të paqëndrueshme, sidomos të këngëtarve të cilëve u duhet të udhëtojnë sa në një vend në tjetrin për shkak të koncerteve, por ata arrijnë ta menaxhojnë gjithmonë kohën në mënyrën më të mirë.

Ja se ku po i kalojnë pushimet VIP-at tanë

Tayna

Këngëtarja e cila po bën bujë tashmë prej një viti, duket se ka zgjedhur Malin e Zi për disa ditë pushimi. Edhe pse nuk ka qënë tamam pushim, sepse këngëtarja duket se e ka shfrytëzuar qëndrimin atje edhe për xhirimet e klipit të saj më të ri.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Pushimet e tyre të këtij viti do të jenë më të paharrueshmet për ta, sepse gjatë “arratisjes” së tyre në një ishull të izoluar ata vendosën të kurorëzonin në martesë dashurinë e tyre pas 12 vitesh. Një nga arsyet që ata kishin pritur kaq gjatë ishte edhe se donin që vajza e tyre Ameli të ishte prezente në një ditë kaq të rëndësishme për çiftin.

https://www.instagram.com/p/BzTN2SigNCQ/?utm_source=ig_web_copy_link

Marina Vjollca dhe Gheto Geasy

Pas një mungese prej një viti në televizion moderatorja duket se ka pasur kohë të udhëtojë në vende të ndryshme të botës. Sigurisht që destinacioni më i veçantë ishte Barbadosi, ku çifti qëndroi për disa ditë. Disa thanë se ata kishin vajtur në vendin e Rihanna-s, madje moderatorja hodhi një foto në instagram me mbishkrimin ‘Where are you Rihanna?’.

Emina Çunmulaj

Nuk kishte si të mos bënte boom me zgjedhjen e saj modelja Emina Cunmulaj. Ajo ka zgjedhur rivierën franceze për të kaluar këto ditë të nxehta me familjen. Nga fotot, ajo duket se po i shijon në maksimum këto pushime.

https://www.instagram.com/p/BzSx46bnggM/?utm_source=ig_web_copy_link

Armina Mevlani

Arminën e shohim gjithmonë nëpër udhëtime dhe tani në verë s’mund të ishte ndryshe. Këto ditë ajo ka ndarë me ne disa foto ku shfaqet në formë perfekte nga Mykonos në Greqi.

https://www.instagram.com/p/BznOnvjlrJL/?utm_source=ig_web_copy_link

Aurela Hoxha

Pa dashur të na japi vendndodhjen e saktë, Aurela Hoxha postoi një foto ku shfaqej duke pushuar buzë detit me mbishkrimin ‘Made in Albania’, ndaj si shpesh herë Aurela duket se ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar.

https://www.instagram.com/p/BzamilnhCBh/?utm_source=ig_web_copy_link

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi

Çifti i njohur i ekranit duket se kanë zgjedhur Berlinin për të kaluar disa ditë pushimi. Siç e kanë bërë publike nëpër mediat sociale ata kanë shkuar për të ndjekur nga afër koncertin e një grupi të famshëm.

https://www.instagram.com/p/Bzld2JhJWZx/?utm_source=ig_web_copy_link

Elita Rudi

Edhe pse nuk e ka zbuluar vendndodhjen e saktë, moderatorja e cila së fundmi është bërë nënë e një djali duket rrëzellitëse në fotot që ka ndarë me fansat në instagram.

https://www.instagram.com/p/BzDvKL6ll0T/?utm_source=ig_web_copy_link

Rina

Reperja e cila numëron disa këngë të kthyera në hite tashmë, duket se ka zgjedhur Ulqinin për t’u relaksuar. Me flokët e lyera në ngjyrë të kuqe këngëtarja duket se po i shijon në maksimum këto ditë.

https://www.instagram.com/p/BzDZesmhmB-/?utm_source=ig_web_copy_link

Noizy

Pa e zbuluar location-in, Noizy ka ndarë me fansat një foto nga pishina. Reperi është shumë aktiv gjatë stinës së verës, ku gati çdo natë performon në një vend të ndryshëm.

https://www.instagram.com/p/BzX29jbJ1xT/?utm_source=ig_web_copy_link

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë