Qëllimi i teknologjisë është të lehtësojë stilin e jetesës së njerëzve duke i ndihmuar të qëndrojnë të lidhur dhe informuar me çdokënd dhe çdo gjë.
Përmes përdorimit të teknologjisë, konsumatorët tani janë në gjendje të krijojnë lidhje të thella me një markë të modës. Ndryshe nga e kaluara, tani ka më pak rëndësi se ku je fizikisht dhe gjeografikisht. Në fakt, me qasjen në teknologji, tani mund të lidheni praktikisht me këdo, të bëni kërkime dhe të merrni vendime blerjeje në sekond.
Pra, teknologjia është padyshim mënyra e re e të jetuarit. Prandaj, në mënyrë që një markë të mbijetojë sot, ajo duhet të ketë një sit të zhvilluar mirë dhe të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet me konsumatorin.
Ndërsa Covid-19 ka përfshirë gjithë botën dhe i ka detyruar njerëzit të punojnë nga shtëpia, ai ka shtyrë markat të lidhen më shumë me teknologjinë.
Joseph DeAcetis, gazetar dhe pedagog në “Instituti i teknologjisë dhe modës” në Nju Jork thotë se “kur u krijuan asistentë inteligjentë personalë si Siri nga Apple dhe Alexa nga Amazon, ideja ishte që të ndihmonin njerëzit të ndërveprojnë me pajisjet e tyre, të bëjnë gjëra të shpejta dhe me lehtësi. Këto mjete kanë ndihmuar njerëzit të shijojnë përvoja më të mira dixhitale në shtëpi ose zyrë. Të njejtën gjë duhet të bëjnë dhe markat. Të gjejnë mënyrën për të qenë më afër konsumatorit.”
Ai thotë se konsumatorët gjithmonë do të preferojnë të bëjnë biznes me markat që ata njohin, besojnë dhe më e rëndësishmja, kanë të bëjnë.
Teknologjia nuk siguron vetëm mjete për të reklamuar produktet e tyre, por gjithashtu siguron mjete që do të ndihmonin markat të shfaqin anën e tyre njerëzore. Kur vendosen siç duhet, këto mjete ndihmojnë markat të lidhin me njerëzit produktet ose shërbimet e tyre që kërkojnë të shërbejnë.
Sipërmarrësia e modës, Tania Caringi, beson se rrjetet sociale kanë revolucionarizuar lidhjen e botës së modës me konsumatorët.
“Markat e modës tani mund të dëgjojnë, me zë të lartë dhe të qartë se çfarë mendojnë klientët në kohë reale, çka do të thotë se i është dhënë shumë rëndësi konsumatorit dhe e kanë të domosdoshme të tregojnë ofertat dhe produktet e tyre, gjë që më së miri mund ta bëjnë përmes teknologjisë” thotë ajo.

Sipas një raporti të “Rrjeti i Modës” në maj 2019, marka luksoze italiane “Versace” kryesoi renditjen e mediave sociale në Met Gala për herë të dytë rradhazi e kjo erdhi sepse është një markë që është e përqendruar të arrije tregun e synuar me anë të teknologjisë.
Studimet e fundit kanë vërtetuar që jo vetëm që konsumatorët janë të rehatshëm duke bërë blerje në internet, ata janë gjithashtu të gatshëm për të blerë gjithmonë përmes internetit, kjo është norma e re.
“Markat po e përdorin teknologjinë dhe si një mënyrë për të tërhequr klientë” thotë DeAcetis.
Faqja zyrtare e Gucci është fjalë për fjalë një vepër arti, klipe të animuar 2D dhe galeri fotografish të ekzekutuara bukur. Të gjitha këto shoqërohen me tituj të qartë dhe konciz që çojnë në shitje.

Deri më tani, bisedat midis markave dhe klientëve ishin kryesisht një lidhje ku markat bënin bisedat dhe klientët dëgjonin. Por në vitin 2020, kjo ka ndryshuar. Përtej faqeve të internetit, markat e modës shfaqin produktet e tyre dhe ndajnë këshilla edukative, si të përdorin produktet e tyre. Për më tepër, përparimi në kulturë i ndikuar nga teknologjia, ka detyruar markat të hapin llogari në mediat sociale.
Përmes këtyre llogarive, markat janë të detyruara të marrin permasa njerëzore. Për shembull, kur një klient bën një koment në një postim, marka pritet të përgjigjet në mënyrën më humane të mundshme.
Në gusht të 2016 “Mercedes” zhvilloi një fotosesion në Gjermani për të promovuar gamën e tyre të AMG. Fotografitë zyrtare nga xhirimi ishin fantastike por ato që i dhanë këtij xhirimi një kthesë të papritur ishin pamjet ‘prapa skenave’ të kapura për të krijuar një Story në Instagram. “Mercedes” shkoi më tej duke prezantuar prodhuesin e tyre dhe duke u dhënë njerëzve një video të shkurtër që tregonte mënyrën si prodhohen. Kjo qasje është ajo që të gjithë markat duhet të përqafojnë. Me teknologjinë, është shumë më e lehtë që markat të jenë njerëzore.
Me ndihmën e teknologjisë, markat e modës janë duke u lidhur më shumë me klientet e tyre duke krijuar një besnikëri ndaj markës. Vetëm duke u përqëndruar më shumë në anën njerëzore, çdo markë mund të rritet duke u ndihmuar nga teknologjia.
Burimi:Forbes\Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.