Biznes

Si po e “ndalin” kompanitë e huaja Covid-19

Kronavirusi ka vënë në lëvizje shumë biznese për qasje të reja mbi mënyrën e organizimit të proceseve të punës.

Në Seattle të ShBA-së gjithë kompanitë më të mëdha teknologjike (si Facebook, Amazon, Google, e Microsoft) u kanë thënë gjithë punonjësve të tyre të punojnë nga shtëpia. Po kështu kanë vepruar e shumë biznese të tjera në shumë shtete të SHBA-së, përshirë këtu bankën e investimeve JP Morgan Chase, të cilat përmes aplikacioneve si Zoom për video-thirrje e Slack për biseda në grup (e orientuar kryesisht për biseda të punonjësve të korporatave) iu kanë thënë punonjësve të vazhdojnë punën nga shtëpia. Disa kompani të tjera si agjensitë e marketingut “WEBFX” e “Big Leap” kanë nisur trajnimet e menaxherëve për të vazhduar menaxhimin e punonjësve dhe kur ata të nisin të punojnë nga shtëpia.

Ndërkohë shumë biznese kanë mbyllur fabrikat e zyrat e tyre për një përiudhë të përkohshme për të moslejuar përhapjen e mëtejshme të virusit brënda punonjësve. Kështu ka vepruar fabrika e Samsungut në “Gumi City”, 200 kilometra larg Seulit, në Kore të Jugut e cila është e specializuar në prodhimin e smartphonave më të rinj, në këtë rast bëhet fjalë për celularët e përkulshëm (të cilët janë e fjala e fundit e teknologjisë) si Galaxy Fold dhe Galaxy Z Flip, gjithashtu i’u ka thënë punonjësve që pas periudhës të mbylljes të fabrikës, si masë paraprake e kujdesi, të kthehen në punë të veshur me maska.

Foto nga fabrika e Samsung në "Gumi City"

Të shumta kanë qënë anulimet e mbledhjeve, konferencave, e udhëtimeve të punës nga shumë kompani për punonjësit e tyre për të ulur sa më shumë mundësinë e infektimit dhe përhapjes së koronavirusit. Disa kompani të tjera që kanë proçese të atille punë që nuk mund të realizohen  nga shtëpia, i kanë shpërndarë punonjësve të tyre maska e xhela dezifektantë për duart. I këtillë ka qënë rasti i kompanisë të pronave të patundshme si “Durst” në New York e cila krahas shpërndarjes së maskave dhe xhelave dezifektues të duarve për punonjësit e saj i’u ka kërkuar atyre të pastrojnë këndin e tyre të punës si dhe ka rritur frekuencën e pastrimit të ambienteve të punës nga punonjëset e higjenës. Në mënyrë shumë të ngjashme kanë vepruar e kompani të tjera si Rudin Management, Brookfield, WeWork, Knotel etj.

Ndërsa shumë firma të tjera që marrin materiale apo lëndën e parë nga Kina e kanë pasur mungesa të këtyre produkteve, si rrjedhojë e mbylljes së shumë fabrikave e njësive ekonomike nga Kina që merreshin me shpërndarjen e këtyre mallrave, janë detyruar t’i blejnë këto produkte nga shitës vendorë ndonëse me çmime më të larta. Në këtë mënyrë ka vepruar “Jet City Device Repair”, e cila merret me riparimin e produkteve teknologjike, e veçse për të mos humbur klientelën ka pranuar fitime më të vogla apo as edhe një fitim për riparimin e disa prej produkteve që ajo ka realizuar.

Pastaj ka pasur nga ato firma të cilat si plan emergjence për të mundur të përballuar fluksin e punës gjatë periudhës së përhapjes masive të koronavirusit nëse i kanoset komunitetit në të cilin ata operojnë kanë rritur prodhimin apo inventarët e produkteve që ata shesin. I këtillë ka qenë rasti i “Campbell Soup”, kompanisë që prodhon ushqime të konservuara. Kompania në fjalë po rrit prodhimin e produkteve për të përballuar rritjen e shpejtë që mund të ketë kërkesa për produktet e saj në rast të shpalljes së zonave karantinë e mungesave të ushqimeve në treg. Gjithashtu kompania është duke rritur inventarin e produkteve të saj në rast të mbylljes të ndonjërës prej fabrikave apo bizneseve të shpërnarjes nga e cila ajo merr lëndën e parë.

Siç shohim, bizneset janë duke marrë masa të ndryshme për të përballuar impaktin që koronavirusi mund të ketë në personelin e proçeseve të tyre të punës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë