Rend dhe Ligj

Si ndodhi grabitja në Rinas brenda avionit me 160 pasagjerë

Një grabitje me skenar të denjë për filmat e Hollivudit mund të cilësohet ajo e sotmja në Rinas. Nga detajet e reja të zbuluara nga ngjarja e rëndë, mësohet se 3 autorët e maskuar dhe me veshje si komando, pasi kanë hyrë nga dera e zjarrfikësve në pistën e aeroportit “Nënë Tereza, kanë mësyrë avionin e linjës Tiranë-Vjenë, ku dyshohet se kanë marrë të paktën 7 milionë euro.

Në momentin që i janë afruar, një nga autorët ka zbritur nga makina dhe ka prerë hekurat pranë portës hyrëse. Më tej furgoni me grabitësit ka vijuar rrugën drejt pistës së aeroportit ku ndodhet avioni që do bëhej transportimi i parave.

Avioni me 160 pasagjerë do të nisej drejt kryeqytetit austriak në orën 15:05, por pasagjerët kanë mbetur të shokuar dhe kanë menduar se kishin të bënim me një trajnim për arsye sigurie, kur kanë parë gjithçka që ka ndodhur jashtë dritareve.

Autorët sapo kanë mbërritur te pjesa e barkut të avionit, ku ndodhen edhe bagazhet, i kanë vendosur armën në kokë rojeve të sigurisë private dhe atyre që kryenin transportin e valixheve të pasagjerëve. Gjithçka shkoi si duhet, deri në momentin që një prej tyre u vra.

Në momentin që po grabitej shuma e parave, punonjësi i zjarrfikëses ka thënë se është prerë dera dhe biseda është dëgjuar në radio nga FNSH-ja dhe policia e Rinasit, të cilët janë vënë në lëvizje.

Porta nga kanë hyrë grabitësit

Sapo kanë marrë paratë autorët janë larguar, por janë përballur me FNSH-në dhe policinë kufitare të Rinasit në një rrugë dytësore, ku kanë shkëmbyer zjarr.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka humbur jetën një nga grabitësit, i cili duket qartë në foto, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë qëlluar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, pasi ka qenë i vetmi pa maskë. Viktima, i cili ka marrë një plumb në kokë, u hodh pranë lumit në urën e Tapizës nga pjesa tjetër e grupit. Ai nuk kishte asnjë mjet identiteti.

Policia ka gjetur furgonin me të cilin u krye vjedhja brenda të cilit kishte armatim. Ndërkohë që një automjet tjetër i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores dyshohet se është përdorur nga grabitësit për t’u larguar nga aeroporti. Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të tjerë grabitjes.

Një nga grabitësit i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit. Për ngjarjen policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni, mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit.

Ky është rasti i dytë i grabitjes së parave brenda pistës së aeroportit të Rinasit dhe i katërti i grabitjes së parave të bankave që shkojnë drejt Rinasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë