Drejtësia

Grabitën 10 mln euro në Rinas, SPAK kërkon 157 vite burg për 8 të akuzuarit

Gazeta Si - Prokuroria e Posaçme, kërkoi dënimin me 157 vite burg për 8 autorët e dyshuar të grabitjes së miliona eurove në Rinas në 19 prill 2019.

Më konkretisht, SPAK kërkoi 24 vite burg për Klement Çalën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë: Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Talo Çela dhe Alkond Bengasi.

Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën para 3 vjetësh rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:
- Ekskluzive - Në strofullën e krye hajdutit, kush e "tradhtoi" Muratajn
- Grabitja në Rinas, pendohet bashkëpunëtori i drejtësisë Alkond Bengasi, prish marrëveshjen me Prokurorinë
- Me ushtrinë në Rinas dhe hetimet që ngecën. Kush ishte 'shefi', Murataj apo Çala?
- Rinasi, si “han pa porta”, 4 grabitje në 4 vjet
- Si ndodhi grabitja në Rinas brenda avionit me 160 pasagjerë

Të tetë ishin anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare, shumë kohë para se të realizohej.

Sipas grupit hetimor, ata kanë siguruar dhe përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes, kanë siguruar mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, kanë siguruar armët luftarake, kanë studiuar lëvizjet e mjeteve monetare në brendësi të aeroportit duke e planifikuar me detaje kryerjen e vjedhjes.

Gjatë ndjekjes nga policia, u vra një nga anëtarët e grupit, Aleksandër Murataj, i cili u gjet në një zonë pyjore me një plumb në kokë.

Me përjashtim të Talo Çelës, të gjithë anëtarët e tjerë të dyshuar të grupit janë në burg. Dy të fundit që u arrestuan ishin vëllezërit Çala, të cilët akuzohen për një sërë grabitjesh me armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit. Ndëkohë që ndaj të tjerëve ishte dhënë më herët masa e sigurisë “arrest në burg”.

Mes tyre është edhe Alkond Bengasi, i cili fillimisht pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke dhënë detaje të vlefshme për hetimin e supergrabitjes, por më pas i tërhoqi deklaratat.

Ai fillimisht tregoi se ka qenë punonjës në servisin e Elbasanit, ku u modifikua fugoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” me të cilj u krye grabitja me armë.

Pak muaj pas ngjarjes, policia arriti të sekuestrojë një shumë të parave të grabitura. Kartëmonedhat e sekuestruara të disa prej të arrestuarve, korrespondojnë me numrin e serive që bankat e nivelit të dytë do të transportonin jashtë vendit mesditën e 9 prillit.

Kjo përbën një provë të fortë që lidh të arrestuarit me supergrabitjen. Ato janë në prerje 50 euro dhe shuma totale shkonte deri në 300 mijë euro.

Nga këto, 100 mijë euro u gjetën në banesën e agjentit të cargos në Aeroportin “Nënë Tereza”, Hasan Kanaçi, të konvertuara në kartëmonedha të ndryshme. Kanaçi ishte agjenti që merrej me ngarkesën e vlerave monetare në aeroport dhe kishte dijeni për oraret fikse se kur vlerat monetare mbërrinin e futeshin në barkun e avionit.

Grabitja e 9 prillit në aeroportin e Rinasit ishte ndër më të mëdhatë të ndodhura ndonjëherë në Shqipëri.
Bëhet fjalë për rreth 10 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vjenës. Admir Murataj ishte njeriu që në ikje e sipër ka bërë rezistencë me armë ndaj policisë, e cila i ishte vënë nga pas. Ai mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit gjatë ndjekjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë