Jete & Stil

Si ndikon raporti baba-bijë në zgjedhjet që vajza do të bëjë në jetë

Babai ka një rol kryesor në edukimin e vajzës së tij. Një baba për një vajzë është mashkulli që ajo i referohet për nga sjellja morale. Raporti baba-bijë është vështirë të përshkruhet me anë të fjalëve pasi ky raport është nga më të veçantët.

Po si ndikon raporti baba-bijë në  zgjedhjen që vajza do bëjë në jetë?

Shirani M. Pathak, psikoterapist i licencuar dhe ekspert i lidhjeve, ka shpjeguar se nëse vajza ka pasur marrëdhënie të mirë me babanë, shanset janë të mëdha se ajo do të ketë më pak probleme në lidhjen romantike me partnerin. Në anën tjetër, nëse vajza nuk ka pasur përkrahjen e babait, atëherë ajo do të ketë probleme në lidhje.

“Një vajzë e cila ka raport të mirë me babanë zakonisht është më e besueshme, më e sigurt dhe më e kënaqur në lidhjet romantike sesa një vajzë që ka pasur marrëdhënie të acaruar me babanë”, ka shtuar Linda Nielse, profesoreshë e psikologjisë.

Veç kësaj, Nielsen ka shtuar se femrat që rriten duke pasur marrëdhënie të mirë me babanë dhe shkëmbejnë biseda domethënëse e komode, janë më të prira të bëjnë zgjedhjen e duhur në jetë. Thënë më thjeshtë, vajzat kanë tendenca të zgjedhin partnerë që kanë karakteristika të ngjashme me babanë e tyre – gjë e cila mund të jetë e dëmshme nëse kanë pasur baba një person që nuk i ka respektuar, mbështetur e vlerësuar.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë