Analize

Si iu qas e majta virusit

Joseph C. Sternberg* - Nuk e di nëse qasja modeste e Suedisë ndaj pandemisë së covid-19 duke mbajtur shkollat e restorantet e hapura duke lehtësuar masat e vizitave në azilet e të moshuarëve do të jetë një sukses apo një gabim vdekjeprurës. Askush nuk do ta dijë këtë edhe për disa muaj. Por teksa presim, një fakt politik interesant për Suedinë ka shpëtuar pa u vënë re shumë. Kryeminstri Stefan Lofven i partisë qëndrore të majtë, që i reziston idesë autoritare të karantinimi kombëtar dhe bën apel për përgjegjshmëri individuale.

Po çfarë surprize... Ata që janë më shumë entuziastë dhe përshëndesin eksperimentin e Suedisë, nga jashtë këtij vendi, e veçanërisht në ShBA, i përkasin kahut të djathtë politik. Ata besojnë se nëse kjo qasje rezulton e suksesshme, rezistenca e Stokholmit ndaj masave të ashpra karantinuese do të përbëntë një vërejtje të fortë ndaj instiktit statistikor të shumicës së liderëve botërorë.

Stokholm, rrugë të mbushura me njerëz pavarërisht përhapjes së koronavirusit në Europë (29 mars 2020)

Gjëja e çuditshme është se e majta në të shumtën e vendeve të botës ka qenë shumë kritike ndaj eksperimentit të Suedisë. Nëse ky model funksionon do të sjellë shpresë se koronavirusi mund të mënaxhohet pa nxjerrë miliona anëtarë të forcës punëtore, të vetë kahut të majtë, jashtë pune. Por përsëri qasja mbizotëruese është me pak nën rrafshin e mendimit që “Lërini ta provojnë” e më shumë në atë të “Ndërprisni marrëdhëniet me këta heretikë”.

E kemi argumentuar edhe më parë se “shkenca” që figurat politike pretendojnë se ndjekin në të vërtetë ofron pakëz prakticitet për politikbërësit. Në botën e sotme të informacionit të shpejtë e të kudondodhur, përpjekjet për të çkyçur sekretet e një sëmundjeje të re, përmes studimeve të cilat një politikan mund t’i adoptojë, janë të shumta e si rrjedhojë justifikojnë thuajse çdo vendimarrje mbi të cilat politikanët janë bazuar.

Si rrjedhojë, kundërpërgjigjet politike të kësaj krize shëndeti e ekonomie janë më tepër demaskuese se ç'e pranojnë politikanët. Ata nuk po u përmbahen teorive objektive e të tesutara. Ata janë duke ndjekur predispozitat e tyre ideologjike e të gjithçkaje lidhur me ato që shkenca mbështet.

Politikanët e kahut të djathtë kanë bërë një kalkulim politik pragmatik. Që një media e paaftë e mendimit të sofistikuar kurrë nuk do t’i falte ata nëse do të testonin për diçka të arsyetuar që do të ishte në favorin e politikave modeste, por që nuk do të jepte sukses në fund.

Konservatorët nuk e kanë gabim përsa i përket paaftësisë së përgjithshme të medias për të procesuar variablat e shumta, apo të gjykosh ashtu siç Presidenti Donald Trump vlerësohet për numrin e madh të vdekjeve e që kryesisht i atribuohet New York-ut, e ku në mënyrë shumë interesante guvernatori i këtij shteti del si një hero në po këtë situatë. Prandaj, pikërisht për këto arsye kahu i majtë politik i ka përqafuar këto ndërhyrje drakoniane e të padëshiruara për ekonominë e vendit, e veçanërisht kjo është vënë re në rastin e ShBA-së me Presidentin Trump dhe në rastin e Anglisë me kryeminstrin Boris Johnson.

Ndërkohë e majta në shumë vende të tjera të zhvilluara ka përqafuar autoritarianizmin progresiv mbi interesat e atyre që dikur përbënin elektoratin e saj mes njerëzve të zakonshëm të klasës punëtore. Kjo manifestohet në tre aspekte apo mënyra.

E para ka të bëjë me mbështetjen entuziasmuese për karantinime masive të aktivitetit ekonomike që shkatërron jetët e punonjësve me paga të ulëta të fabrikave, ndërtimit dhe shërbimeve duke lënë kështu një pjesë të vogël të të majtëve që e kanë mundësinë të punojnë nga shtëpia në mënyrë të moderuar të pakënaqur.

Partitë e kahut të djathtë që e gjejnë veten në kundërshtim, si në ShBA dhe Angli, janë përfshirë në një lojë të çuditshme kompetitive të përkeqësimit ekonomik me qeveritë e tyre që anojnë nga kahu i djathtë. Joe Biden bëri thirrje për një karantinim kombëtar muajin e kaluar në vend që të kërkonte vendosjen e masave të vogla me më pak impakt në jetët e njerëzve për secilin rajon të ShBA-së. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, pak përpara se zoti Johnson të anonconte karantinimin e Anglisë në 23 mars, Keir Starmer, tani lideri i Partisë së Punës (Labour Party), kishte kërkuar për masa më të thella izolimi.

Një tjetër është prioritizimi i nevojave të punonjësve të sektorit publik, që do i kenë vendet e punës, mbi atyreve të sektorit privat. Kryetari i bashkisë së Londrës dhe ylli Partisë së Punës (Labour Party) Sadiq Khan kanë kërkuar që punonjësit e ndërtimit dhe të konstruksioneve të hiqen nga punët përkohsisht në mënyrë që rrjeti i nëndheshëm i metrove të operojë më rrallë në benefitin e stafit të tij e në vend që t’i duhet të mbajë gjithë ata punonjës të ndërtimit për në kantiret e ndërtimit.

Lideri i Partisë së Punës Sadiq Khan

E treta ka të bëjë me ekspansionin agresiv të shtetit të mirëqënies si një zëvëndësues i punës produktive. Një shkatërrim shumë i madh në ShBA, siç gazetarët tanë e kanë nxjerrë në pah këtu në Wall Street Journal, po ndodh me paketën financiare në ndihmë të atyreve që janë goditur nga koronavirusi. E cila krijon incentivë (apo ndryshe shtysë) të marrësh asistencë papunësie në vend që të kthehesh në punë sapo masat izoluese të hiqen. E majta e mendonte veten si lëvizja e fuqizimit të klasës punëtore. Ndërsa tani ajo po kthehet në një lëvizje të të varfërve të varur nga karantinimi.

Por kjo gjë po bëhet kaq shumë repetititve dhe me këmbëngulësi sa është e lehtë që të harrosh se ka një tjetër rrugë. E majta mund të kishte zgjedhur të ishte kahu politik që në mënyrë rigoroze do të vente në pikëpyetje zgjedhjet e qeverisë e nëse vendimet e saj kanë një bazë të fortë arsyesh e evidencash mbi të cilat kanë pezulluar ekonomi të tëra.

Në vend të kësaj shkatërrimi nga virusi ka kristalizuar si asgjë tjetër hendekun që është krijuar në kahun e majtë politik midis punonjësve të profesioneve të ndryshme dhe votuesve me të ardhura të ulëta në një anë e progresivëve urbanë në anën tjetër. Nuk është çudi që progresivët urbanë të shpresojnë e dëshirojnë që rasti i Suedisë të mos përbëjë sukses.

*Joseph C. Sternberg është gazetar për Wall Street Journal nga ku është marrë ky artikull dhe është përshatur në shqip nga Gazeta “Si”

Ky material nuk lejohet të kopjohet apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e “gazetasi.al” dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë