Lajme

Si investimi në infrastrukturë përcakton zhvillimin e së ardhmes

Christopher Ingraham/ Washington Post- Zhvillimi krijon zhvillim: Në nivel botëror, ekonomistët dhe historianët kanë treguar se vendet që përparuan 100, 500, madje 1,000 vjet më parë kanë tendencë të jenë më të zhvilluar ekonomikisht sot.

Por si? Ne jemi më pak të qartë për kanalet e sakta përmes të cilave aktiviteti ekonomik mbështetet në mijëvjeçarë. A mund të luajë rol një pasuri dinastie? Po transmetimi i njohurive nëpërmjet institucioneve të tilla si shkollat dhe bibliotekat? Si mund të ndikojë faktori ushtarak?

Aktualisht një grup ekonomistësh danezë ka marrë një shembull të fortë në lidhje me motorrin e zhvillimit ekonomik në Europë: rrugët e ndërtuara nga perandoria romake rreth dy mijë vjet më parë. Ata tregojnë se dendësia e rrugëve të lashta romake në një pikë të caktuar në Europë është e lidhur ngushtë me zhvillimin aktual, i matur nga densiteti i rrugës moderne, densiteti i popullatës dhe madje edhe nga imazhet satelitore të ndriçimit të natës.

Të dhënat e tyre tregojnë se investimet në infrastrukturë janë ( nëse ju bëni një punë të jashtëzakonshme) – një rrugë për zhvillimin dhe rritjen afatgjatë.

Për të arritur në këtë përfundim, Karl-Johan Dalgaard i Universitetit të Kopenhagenit dhe kolegët e tij në fillim morën një bazë të dhënash gjeografike të rrugëve kryesore të epokës romake që ishte përpiluar nga Harvard University’s Digital Atlas of Roman and Medieval Civilizations.

Rrugët romake ishin projekte masive të infrastrukturës edhe sipas standardeve moderne. Ato përbëheshin nga disa shtresa bazë, duke përfshirë gurin, zhavorrin dhe rërën, mbi të cilat u vendosën pllaka të mëdha guri. Në kulmin e perandorisë në 117 Pas Krishtit, dijetarët vlerësojnë, se romakët kishin ndërtuar më shumë se 80.000 kilometra rrugë në të gjithë Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Shumë prej tyre kanë rezistuar mire deri  në ditët e sotme.

Dalgaard dhe kolegët e tij morën një hartë të rrugëve kryesore romake të lashta dhe e mbivendosën atë mbi imazhet satelitore duke treguar nivelin e ndriçimit të natës në vitin 2010. Ekonomistët shpesh përdorin ndriçimin natën si një pëfaqësim për aktivitetin ekonomik: më shumë dritë, më shumë zhvillim. Rrugët e lashta romake janë me dritë të verdhë, ndërsa kufijtë e Perandorisë Romake që nga viti 117 Pas Krishtit. janë të përshkruara me të kuqe. Shtresa e sfondit tregon ndriçimin modern të natës.

Foto ilustruese, të dhënat nga NOAA Earth Observatory, Natural Earth and Digital Atlas of Roman and Medieval Civilization

Marrëdhënia vizuale është veçanërisht e mrekullueshme në Francë. Aty mund të shihen qartë shtigjet e rrugëve të lashta që lidhin jo vetëm qytete të mëdha moderne, si Parisin dhe Lionin, por edhe shumë të vogla. Në të gjithë Francën, gati çdo kryqëzim i rrugëve të lashta është shënuar nga një spërkatje drite në epokën moderne.

Foto ilustruese, të dhënat nga NOAA Earth Observatory, Natural Earth and Digital Atlas of Roman and Medieval Civilization

Ata e ndanë gjithë perandorinë romake sipas një shkalle të caktuar dhe matën dendësinë e rrugëve romake brenda secilës ndarje. Për çdo katror, ata gjithashtu matën popullsinë moderne, densitetin e rrugëve aktuale dhe aktivitetet ekonomike.

Më pas ata bënë një analizë statistikore për të përcaktuar se si prania e rrugëve të lashta ishte e lidhur me variablat e sotme të matura. Përgjigja: mjaft. Vendet me më shumë rrugë romake në antikitet kanë tendencë të kenë më shumë rrugë sot, si dhe më shumë njerëz dhe nivele më të larta të zhvillimit ekonomik.

Tani ekziston një pyetje e madhe për shkak të rastësisë mbi të gjitha këto: A mund të themi me të vërtetë se rrugët e lashta shkaktuan një zhvillim më të madh ekonomik? Apo është më e saktë të thuhet se zonat më të zhvilluara në botën e lashtë thjesht kishin më shumë prirje për të ndërtuar rrugë në vende të tjera si rezultat i natyrshëm i zhvillimit të tyre?

Dalgaard dhe kolegët e tij demonstrojnë prova bindëse për të argumentuar në favor të një lidhjeje shkakësore që shkon nga ndërtimi i rrugëve të lashta në zhvillimin e sotëm. Për fillestarët, qëllimi kryesor i ndërtimit të rrugëve romake ishte të lëviznin trupat dhe furnizimet në vende me interes ushtarak. Tregtia ishte një mendim i mëvonshëm.

“Rrugët romake u ndërtuan shpesh në zona të reja të pushtuara pa ndonjë rrjet ekzistues të qyteteve dhe infrastrukturës së gjerë, ose të paktën jo të krahasueshme,” shkruajnë Dalgaard dhe kolegët e tij. Në shumë raste, rrugët erdhën së pari. Vendbanimet dhe qytetet erdhën më vonë.

Mandej lind një pyetje interesante se çfarë ndodhi me rrugët romake të ndërtuara në Afrikën e Veriut. Në një farë pike ndërmjet 500 dhe 1000 Përpara Krishtit., transporti me rrota në thelb ishte braktisur në rajon. Mallrat u transportuan nëpërmjet deveve, në vend të karrocave të tërhequra nga qetë. Dalgaard dhe kolegët e tij shpjegojnë se arsyet e sakta për këtë janë të debatueshme dhe ndoshta kanë përfshirë kostot, përparimet në teknologji dhe fuqinë ushtarake e politike të grupeve që tradicionalisht kanë mbështetur devetë për transport.

Nëse nuk jeni duke tërhequr karrocat zvarrë, keni nevojë për rrugë më pak të shtruara. Si rezultat, rrugët romake në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut nuk u mbajtën në të njëjtën mënyrë si ato në Europë, ku tranziti me karrocë mbeti dominant. “Implikimi i këtyre zhvillimeve është se, meqenëse rrugët e vjetra janë në gjendje të keqe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, shumë më tepër se në Europë, duhet të presim një këmbëngulje më të ulët në densitetin e infrastrukturës”.

Në të vërtetë, kjo është pikërisht ajo që gjetën Dalgaard dhe kolegët e tij. Korrelacioni midis rrugëve të lashta dhe zhvillimit modern në mënyrë të përhapur në Europë është shumë më i vogël dhe më pak i rëndësishëm për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. ” Për shkak se rrugët e lashta janë të destinuara të prishen, ato përfundimisht bëhen një parashikues më i besueshëm i pozicionit modern të rrugëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut “- zbuluan ata. “Dendësia romake e rrugëve nuk parashikon aktivitetin e tanishëm ekonomik në rajonin e Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.”

Në të shumtën e rasteve, kërkimet e Dalgaard-it shtojnë faktorin historik ne lidhje me idenë se investimet në infrastrukturë mund të jenë një nxitës i rritjes ekonomike. Ndërkohë që hulumtimi më i madh në këtë çështje është përqendruar në rezultatet afatshkurtra. Dalgaard sugjeron që investimet në infrastrukturë sot mund të vazhdojnë të japin fryte për mijëra vitet e ardhshme.*Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë