Njerez

Si i festuan yjet e famshëm Krishtlindjet këtë vit

Krishtlindja është festa në të cilën të njerëzit dëshirojnë të jenë më të bashkuar me të dashurit e tyre dhe të kalojnë këtë festë në harmoni dhe sa më shumë gëzim. Ashtu si të gjithë, edhe yjet e famshëm kanë zgjedhur që këtë ditë ta kalojnë pran familjeve dhe njerëzve të tyre të dashur.

Angelina Jolie, është fotografuar ditën e djeshme në Los Anxhelos, teksa bënte pazarin e mbrëmjes se Krishtlindjeve me tre nga fëmijët e saj.

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra festuan Krishtlindjet e tyre të para si çift i martuar. Ata janë fotografuar mbrëmjen e djeshme teksa blinin verë në një market në Londër.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, çifti të cilët janë në një lidhje që në 2012, duket se kanë zgjedhur pikërisht mbrëmjen e Krishtlindjeve për të kurorëzuar martesën. Kjo kuptohet nga imazhet ku tregojnë çiftin pranë një tortë së bashku me miqtë e tyre, ndërkohë që këngëtarja Cyrus shfaqet e veshur me të bardha.

Nicole Kidman ka zgjedhur Australinë për të kaluar këtë vit Krishtlindjet.

Modelja Jodie Marsh ka zgjedhur të publikojë një foto më të dashurin e saj mbrëmjen e djeshme, ku nxit spekulimet se ka vendosur të fejohet pikërisht mbrëmjen e Krishtlindjes. Kjo për shkak te unazës që ajo mbante në gishtin e fejesës.

Aktori amerikan Robin Thicke ka zgjedhur të ndaj lajmin më të bukur të jetës së tij, pikërisht mbrëmjen e 24 dhjetorit. Ai dhe partnerja e tij janë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë. Këtë e zbuloi aktori përmes një postimi në Instagram, ku zbulon lajmin e bukur të ardhjes së një bebi.

Heidi Klum, zbuloi mbrëmjen e djeshme fejesën më të dashurin e saj Tom Kaulitz, 29 vjeç. Ylli ka zgjedhur që Krishtlindjet t’i kalojë në Disney Adventure të Kalifornisë.

Ashely Roberts dhe i dashuri i saj Giovanni Pernice kanë zgjedhur t’i kalojnë Krishtlindjet në Miami, kjo pasi dyshja janë fotografuar ditën e djeshme në aeroportin e Maiamit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë