Taksa

Si funksionon Taksa e sheshtë në Itali për të tërhequr super të pasurit si Ronaldo

Corriere.it-Quhet taksë e sheshtë si ajo që ne kemi patur në kohën e qeverisjes Berisha, por është ndryshe dhe ekziston tashmë: është taksa speciale për atë që transferon rezidencën në Itali. Për të ardhurat e prodhuara jashtë vendit, taksapaguesi kryesor derdh 100 mijë euro në vit dhe anëtarët e familjes së tij 25 mijë euro.

Nuk mund të themi nëse kjo mënyrë të taksuari ka nxitur Cristiano Ronaldon të pranojë transferimin tek Juventusi dhe nuk dimë edhe nëse ai ishte në dijeni të kësaj incentive fiskale, por ajo që dihet është se ai ka një avantazh prej taksës së sheshtë tashmë në fuqi. Është e ngjajshme me taksën e sheshtë të krijuar për të bërë lëshime tatimore në vende si Britania e Madhe, Portugalia apo Greqia.

Si funksionon

Kjo taksë ka hyrë në fuqi në 2017 dhe është e vlefshme për ata që transferojnë rezidencën e tyre në Itali (ku duhet të kenë jetuar për të paktën 9 vitet e fundit): paguesi kryesor i taksave që të ardhurat i ka prodhuara jashtë vendit, i tatohen 100 mijë euro në vit, ndërsa anëtarët e familjes paguajnë gati 25 mijë euro. Kohëzgjatja maksimale e zbritjes është 15 vjet. Prandaj tatimi i sheshtë nuk mund të zbatohet për pagën e milionerëve që Juventusi paguan ndaj CR7. Çështja që lidhet me dividentët e kompanive që menaxhojnë imazhin e tyre kur të ardhurat prodhohen jashtë vendit është ndryshe. Megjithatë, për tu bërë pjesë e kësa incentive fiskale, duhet të aplikoni. Norma është pjesë e një pakete tatimore që synon të tërheqë investimet dhe të bëjë Italinë konkuruese brenda BE-së.

Vendet e tjera

Taksa e sheshtë për njerëzit super të pasur ka ekzistuar edhe në vende të tjera për njëfarë kohe. Në Britani quhet "Viza për investitorët Tier 1" dhe lejon ata që investojnë së paku 2 milionë paund në vend për të marrë një qëndrim të përkohshëm për veten dhe anëtarët e familjes së tyre. Qëndrimi zgjat 3 vjet dhe 4 muaj, por është e mundur të aplikohet për shtyrje të afatit të qëndrimit deri në marrjen e vendbanimit të përhershëm. Malta, Qipro dhe Portugalia gjithashtu kanë sisteme të ngjashme për të tërhequr taksapaguesit e pasur në vend. Edhe Greqia: nëse blini një shtëpi, merrni një pasaportë. Një sistem që punon dhe tërheq shumë oligarkë rusë e kinezë, të cilët kështu mund të hyjnë në BE pa kontrolle në dogana. * Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë