Natalia Guitler është një sportiste profesioniste e futbollit në rërë. Në videon e saj të fundit tregohet duke mbajtur topin me gjoks, sëbashku me një kolegen e saj. Dhe topi nuk bie asnjëherë përtokë.
Natalia Guitler është konsideruar si mbretëresha braziliane e futbollit në rërë. Bukuroshja braziliane ka aftësi të shkëlqyeshme me top.
Ajo gjithashtu ndiqet nga mbi 900 mijë njerëz në rrjetin social “Instagram”. Guitler është shumë e aftë në truqet e saj me top dhe konsiderohet si një lojtare mjaft e talentuar. Ajo madje ka luajtur edhe me legjenda të tilla si Ronaldinho apo Neymar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.