Financa Personale

Ç’të bëni që t’ju vijë pensioni në shtëpi

Vendimi i qeverisë për tu shpënë në shtëpi pensionet personave që e përfitojnë atë si një masë për të mbrojtur kategorinë më vulnerabël ndaj koronavirusit është mirëpritur nga shumësyresh, por ka ngritur edhe disa pyete nga pensionistë dhe të afërm të tyre sipas situatës dhe rrethanave në të cilat ndodhen.

Posta Shqiptare, menjëherë pas vendimit të djeshëm të qeverisë (të martën) ka njoftuar në llogarinë e saj në facebook se në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se:

1. Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.

2. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.

Pensionistët, citon njoftimi i Postës Shqiptare, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe Nr.ID ose fotokopje të kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.

Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve.

Të gjithë pesnionistët që kanë pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes së pensioneve në shtëpi, të kontaktojnë në numrat e Postës Shqiptare.

Gazeta “Si” ishte pranë një sporteli të Postës në Komunën e Parisit ku përgjegjësi bëri me dije se shërbimi i dërgimit të pensioneve në shtëpi nga Posta sapo ka nisur.

Ai shpjegoi se Posta është e gatshme të sqarojë dhe ti shërbejë çdo rasti të mëvetësishëm.

Edhe nëse je një pensionist që banon në një x qytet dhe ke vendosur të qëndrosh në një tjetër qytet tek fëmija apo i afërmi dhe dëshiron të të vijë pensioni në adresën e re, duhet të depozitosh zarfin pranë zyrës ku merr pensionin aktualisht sipas kërkesave të mësipërme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë