Histori

Si do dukeshin sot 7 mrekullitë e botës antike (VIDEO)

Shtatë mrekullitë e lashta të botës janë rindërtuar kompjuterikisht dhe zbulohet se si do të kishin qenë ato nëse rrjedha e kohës nuk do i kishte rrënuar. Vetëm një nga këto shtatë vepra mbijeton sot, ndërsa të tjerat humbën me kalimin e kohës si pasojë e luftërave, civilizimeve të shkatërruara dhe fatkeqësive natyrore. Edhe pse nuk janë më në gjendjen e krijimit, rrënojat e tyre sërish janë atraksione turistike shumë të vizituara dhe përfshijnë Piramidën e Madhe të Gizës, Statujën e Rodosit, statujën e Zeusit etj. Imazhet e vendeve të sotme u krahasuan me atë se si do të dukeshin, nga kompania ‘Budget Direct’.

Kolosi i Rodosit

Ishte një shfaqje e mahnitshme e inxhinierisë së ndërtimit dhe statuja ishte rreth 32 metra e lartë mbi Portin në Rodosit. I vendosur në limanin e Mandraçit, kolosi ishte një paraqitje kushtuar perëndisë greke të Diellit, Helios dhe përshëndeste vizitorët e qytetit, pasi mund të dukej larg si nga toka edhe nga deti.

Piramida e madhe Gizës

Piramida e madhe e Gizës është e vetmja e mbijetuar nga 7 mrekullitë e Antikitetit që ngjason më tepër me kohën e krijimit. Kur është ndërtuar ajo mendohet që ta ketë pasur majën e saj të shndritshme, por gjithsesi edhe sot mbetet një nga vendet më të vizituara nga turistët.

Kopshtet e varura të Babilonisë

Për këtë vepër të inxhierisë antike ende ka debate mes arkeologëve nëse vërtetë ka ekzistuar apo jo. Sipas shkrimeve antike dhe legjendave, kopshtet e varura të Babilonisë ishin 50 metra të gjatë në një ndërtesë që ishte pallati perandorak dhe ndodhej në Bagdadin e sotëm në Irak. Nëse ato vërtetë kanë ekzistuar, me shumë siguri janë dukur kështu, një mrekulli e vërtetë edhe për inxhinierinë e sotme.

Statuja e Zeusit në Olimpia

Olimpia e ndërtoi statujën e sundimtarit të perëndive si një formë për të rivalizuar ato që ishin bërë për të në qytetin e Athinës. Statuja prej 18 metrash e lartë e gjitha prej ari dhe fildishi u ndërtua në krye të një kornize druri duke tentuar një jetë sa më të gjatë, por pa shumë sukses në këtë drejtim. Mendohet se statuja është shkatërruar në viti 426 P.E.S gjatë një zjarri të fuqishëm.

Fari i Aleksandrisë

Fari i Aleksandrisë në Egjipt ishte një arritje mbresëlënëse dhe shumë komplekse inxhinierike. Ai shërbente për t’u treguar rrugën anijeve drejt portit të Aleksandrisë, që ishte një nga më të mëdhenjtë në periudhën e antikitetit të mesëm. Fari ra gjatë një luftimi në Mesjetë, ndërsa fati i tij u përball më pas dhe me një varg tërmetesh.

Mauzoleu i Halikarnasit

Mauzoleu i Halikarnasit ishte i lartë rreth 45 metra dhe në të katër anët ishte i stolisur me skulptura. Prej kësaj vepre vjen dhe origjina e fjalës mauzole, varr monumental i ndërtuar për Mausolon, një qytet në Perandorinë Perse.

Tempulli i Artemisës në Efes

I pari lider shkatërrues ishte Herostratus, i cili e dogji këtë tempull vetëm për t’u bërë i famshëm. Më pas erdhën Gothët, të cilët shkatërruan qytetin ndërsa po kalonin aty në marshimin drejt Romës. Më në fund, një turmë e krishterë e rrënoi atë përfundimisht në viti 401 P.E.S. Artemisa ishte perëndesha greke e dëlirësisë, gjuetisë, kafshëve të egra, pyjeve dhe pjellorisë dhe ndërtesa në nder të saj u ndërtua dhe u shkatërrua tri herë.

 

Më Shumë