Lajme

Shumë uebfaqe ruajnë postimet tuaja të papublikuara

Kur një përdorues në Facebook fillon të postojë një foto, por nuk e publikon dhe e anulon, rrjeti social ende mban një kopje, duke ruajtur si një kujtim të diçkaje që personi nuk zgjodhi ta  ndante me të tjerët. Ky fakt i befasoi përdoruesit javën e kaluar, kur Facebook njoftoi se jo vetëm që i kishte ruajtur këto foto, por për deri në 6 milionë përdorues, i ka ekspozuar pa dashje në një grup të madh aplikacionesh të palëve të treta.

Megjithatë, nuk është vetëm Facebook që ruan kujtimet e të kaluarës edhe nëse nuk i kemi publikuar.

Shumë uebfaqe fillojnë ndarjen ose ruajtjen e tekstit, fotove ose informacione të tjera përpara se të bëjmë me një klik të "postës", të cilën kemi qenë duke e dërguar, por e kemi anuluar, ose e kemi fshirë. Shumë përdorues online kanë një informacion të përgjithshëm se ata gjurmohen teksa përdorin uebfaqet online.

Disa uebfaqe shkojnë një hap më tej, duke i lejuar kompanisë të shohë se çfarë janë duke shtypur përdoruesit e tij. LiveAgent, një shërbim chat-i online që përdorin kompanitë për shërbimin ndaj klientit, ofron një "pamje në kohë reale të shkrimit" të çdo gjëje që një klient shkruan përpara se të klikonte "Dërgo mesazhin", duke thënë se kjo do t'i lejojë përfaqësuesit të fillojë përgatitjen e një përgjigje më të shpejtë. 

David Cacik, një zyrtar në Njësinë e Cilësisë, i cili zhvillon LiveAgent, tha se kompanitë duhet të zgjedhin nëse duan të lajmërojnë njerëzit se mesazhi i tyre po shihet përpara se ata ta dërgojnë.

Pak njerëz e dinë për këtë lloj të veçantë të dhënave "undead" - të shkruara nga përdoruesi dhe që vazhdojnë të ruhen nga faqja. Dhe ekspertët thonë se kompanitë jo vetëm po cënojnë privatësinë e njerëzve, por shkaktojnë probleme të mëdha, duke i bërë njerëzit të kenë frikë të përdorin çdo rrjet social. "Njerëzit nuk e kuptojnë se aplikacionet mund të gjurmojnë jo vetëm atë që ju postoni, por çdo aktivitet tjetër në aplikacion", tha Tiffany Li, pjesë në Projektin e Shoqërisë së Informacionit të Shkollës Juridike të Yale, sipas së cilës fakti që ata nuk i njohin rreziqet është faji i kompanive.

Është e vështirë të mësohet se sa uebfaqe e ruajnë këto të dhëna. Por hulumtuesit e Universitetit Princeton vitin e kaluar zbuluan se qindra uebfaqe regjistruan të gjitha lëvizjet e mausit të një përdoruesi dhe tekstet e tyre të shkruara, dhe gjithçka që një përdorues i kishte thënë ose bërë.

Ky lloj softueri u gjet në faqet e internetit të WordPress, Spotify, LiveJournal dhe shumë të tjerë, edhe pse prania e saj nuk do të thotë se gjithçka po regjistrohej dhe faqet e internetit kishin një zgjedhje nëse do të ruanin të dhënat. Gjurmimi, thanë hulumtuesit mund të ekspozojnë shumë informacion të përdoruesve, si detajet e kartës së kreditit, fjalëkalimet dhe informacione të tjera të ndjeshme ndaj mashtrimeve dhe vjedhjes së identitetit.
Facebook tha të premten se kishte ruajtur fotot që përdoruesit hoqen përpara se t’i publikonin. Dhe shërbimet e emailit si Gmail-i i Google dhe faqet e mediave sociale si Twitter automatikisht ruajnë "skicat" e asaj që njerëzit kanë shtypur për dërgimin ose fshirjen e mëvonshme.

Por kompanitë e teknologjisë nuk kanë një politikë të caktuar për mënyrën se si trajtohen ato “drafte”. Zyrtarët e Twitter thonë se kompania nuk ngarkon mesazhe, foto ose video në serverët e tyre derisa të jenë postuar, dhe se draftet janë ruajtur në nivel lokal në telefonin e personit dhe mund të shihen vetëm prej tyre. Por përgjimi në mesazhet e papublikuar nuk është një territor i ri për shumë kompani, duke përfshirë Facebook.

Në vitin 2013, dy punëtorë grumbulluan të dhëna nga 4 milion përdorues për atë që ata e quajtën "vetë-censura e minutës së fundit" - azhurnimet e statusit, postimet ose komentet që janë shkruar, pastaj fshirë. Facebook thotë: "Ne mbledhim përmbajtjen, komunikimin dhe informacionin që jepni kur përdorni programet tona", por nuk përmend në mënyrë specifike për fotografitë ose mesazhet e padërguara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë