Motosport

Shumaker transferohet në spitalin e Parisit për terapi të qelizave

Ish kampioni botëror i Formula 1, Majkëll Shumaker është pranuar në një spital në Paris për "trajtim sekret", sipas të përditshmes franceze ‘Le Parisien’. Legjenda gjermane e garave pësoi lëndime të rënda në kokë dhe kaloi disa muaj në gjendje kome pas një aksidenti në ski në dhjetor 2013 në Alpet Franceze. Ai nuk është parë në publik që nga ajo kohë dhe miqtë e vjetër thonë se ai nuk është në gjendje të ecë apo të komunikojë.

‘Le Parisien’ raportoi që Shumaker do t’i nënshtrohej operacionit me terapi qelizore në departamentin kardiovaskular të spitalit Georges-Pompidou nga kirurgu francez Philippe Menasche. Gazeta franceze e përshkroi mjekun si një "pionier të operacioneve qelizore kundër atakut në zemrë".

Trajtimi do të fillojë sot në mëngjes dhe do të largohet nga spitali të mërkurën, tha Le Parisien, i cila pretendon se ish-ylli i Ferrari tashmë është trajtuar dy herë në këtë spital në pranverë.

Shumaker është piloti më i suksesshëm i Formula 1 me shtatë kampionate botërore dhe 91 fitore Grand Prix gjatë një karriere që zgjat gati 25 vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë