Lajme

“Shullazi”, shtyhet seanca te Krimet për konkluzionet e mbrojtjes

Gjykata për Krime të Rënda ka shtyrë seancën e paraqitjes së konkluzioneve të palës mbrojtëse të bandës Shullazi, pasi nuk ishin të përgatitur.

Seanca e radhës u caktua në datën 23 tetor.

Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi në total 64 vite burg për të akuzuarit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, 15 vjet burgim për Gilmando Danin, nga 11 vjet burgim për Endri Zelën dhe Endrit Qyqen dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga  11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Prokurorë të çështjes ishin drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani.

Të akuzuarit kërkuan që të përfaqësohen nga avokatët e tyre në seancë, pa marrë vetë pjesë atje. Seanca u shoqërua me debate mes mbrojtjes dhe akuzës për leximin e pretencës ndaj të pandehurve. Ashtu sikurse edhe herën e mëparshme, seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me forca të shtuara policore, brenda dhe jashtë sallës.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë