Lajme

Një ditë pas kujtoi të atin, kryeministri Rama humb nënën

Kryeministri Edi Rama ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, nënën e tij, Aneta Rama.

Lajmin e hidhur e ka ndarë vetë kryeministri Rama nëpërmjet një mesazhi rrëqethës në “Facebook”.

Ai shkruan se ajo ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan kryeministri Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158022115836523

Familja Rama referuar situatës nga COVID-19 u ka kërkuar mirëkuptim të gjithëve për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës së tyre në banesën e fundit në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit.

“Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithsecilit.

I falënderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë të na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë. Edi dhe Olsi Rama”, mbyllet mesazhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë