Nga Gazeta “SI”– Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Profesor Shaban Murati, diplomat, studiues si dhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare i cili për një çerek shekulli shërbeu si diplomat por dhe si këshilltar i diplomacisë pranë Ministrisë së jashtme.
Gjithashtu Shaban Murati, ishte një emër i spikatur i publicistikës shqiptare duke kontribuar me disa libra të botuar kryesisht mbi çeshtjet e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë.

Veprat e tij si “Serbia kundër Serbisë : analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë”, “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës : (fletë nga ditari i një ambasadori) “, “Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës : një testament diplomatik” “Profile të diplomacisë europiane në Ballkan” krijuan atë çka u konsiderua si shkolla moderne e diplomacisë shqiptare, një trashëgimi autentike për brezat e ardhshëm të diplomacisë dhe kulturës.
Profesor Shaban Murati është vlerësuar me disa tituj nderi si “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.