Lajme

Shuhet ish-kreu i OKB-së, Kofi Annan

Shuhet në moshën 80-vjeçare ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan. Lajmi është bërë i ditur nga vetë OKB. Mësohet se Annan mbylli sytë në Zvicër pas një sëmundjeje të shkurtër.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së fitoi edhe çmimin Nobel për Paqe në vitin 2001. Sipas motivacionit të çmimit Anan kishte sjellë një jetë të re në organizatën paqeruajtëse, luftën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat civile dhe mori guximin për sfidat e reja të terrorizmit dhe sindromën e fituar të mungesës së imunitetit, AIDS.

Kofi Atta Annan i lindur në Ganë në vitin 1938 është një diplomat ganez që ka qenë sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori 1996.

Mandati iu përtëri në vitin 2002, që do të thotë se ai ishte sekretar gjeneral i OKB-se deri në dhjetor 2006. Annan ka qenë sekretar i përgjithshëm gjatë luftës së Kosovës, dhe luftës në Irak. Ai e ka quajtur të paligjshëm pushtimin e Irakut.

Gjatë mandatit të dytë, Annan është akuzuar për korrupsion, pasi u bë e ditur se djali i tij Kojo Annan kishte pranuar të holla nga një kompani zvicerane, në lidhje me ndarjen e kontratave në programin për Irakun “Naftë për ushqim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë