Ndahet nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Fadil Hasa. Aktori ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Fadil Hasa me rolet e tij ka shënjuar historinë e humorit shqiptar.
Homazhet pritet të zhvillohen nesër në qytetin e Durrësit në orën 10 deri në 11 në Teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”.
Aktori mbante titullin “Artist i Merituar”, ndërsa ka marrë 4 herë titullin “Artisti më i mirë”.
Hasa ka lindur në Durrës më 8 prill 1940. Ai ka luajtur një sërë rolesh dhe me dhjetëra personazhe ka arritur të përcjellë më së miri mesazhet në publik.
Ai është i shquar më shumë në role komike në estradën e Durrësit.
Ka luajtur në filma si :
Kronikë provinciale (2009)
Mao Ce Dun (2007)… Hekuran Romalini
Zëvendësi i grave (1987)… Shabani
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.