Njerez

Shuhet Douglas Kirkland, fotografi i miteve të kinemasë

Nga Gazeta Si - Douglas Kirkland, fotografi kanadez që ka portretizuar mitet e kinemasë së 60 viteve të fundit, nga Marilyn Monroe tek Angelina Jolie, ka ndërruar jetë.

Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles, ku jetonte me gruan e tij Françoise.

Kirkland ishte 88 vjeç dhe muajt e fundit shëndeti i tij ishte përkeqësuar.

Në karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, mori rreth 2 mijë detyra, fotografoi më shumë se 600 të famshëm të mëdhenj dhe ishte një “fotograf special” në setin e mbi 150 filmave.

Mes tyre përmendim filmin monumental “2001: A Space Odyssey” apo “Titanic” dhe “Moulin Rouge”.

Të gjithë e dimë shërbimin që e bëri atë më të famshëm.

55 foto të paharrueshme në vitin 1961 me ikonën e bukurisë, Marilyn Monroe për Revistën Look.

Revista, asokohe, shiste 6 milionë kopje në muaj.

Seti u realizua në kulmin e suksesit të Monroe, të portretizuara në shumë poza sensuale.

Kameleoni i lenteve, gjithashtu arriti të bënte të “shkrihej” para kamerës difuze edhe Coco Chanel.

Ai ka bashkëpunuar me botimet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe fotografitë e tij janë ekspozuar në të gjithë botën.

Douglas Kirkland ka marrë çmime të shumta duke përfshirë çmimin LUCIE për arritje të jashtëzakonshme në Fotografinë Argëtuese.

“Për mua fotografia ka nënkuptuar gjithmonë të imagjinosh dhe interpretosh njerëz, vende dhe ngjarje. Unë e kuptoj botën më mirë me një aparat fotografik”, do të shprehej ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë