Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE në samitin e Luksemburgut pasditen e sotme, të cilët vendosën shtyrjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë në qershor 2019.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministri Bushati u shpreh falenderime vendeve të Bashkimit Europian për mbështetjen.
Ndërsa gjatë një konference për shtyp, ai u shpreh se kjo është një përgjigje pozitive për anëtarësimin në bllokun europian.
Kryediplomati theksoi gjithashtu se do punohet për qershorin e vitit të ardhshëm i cili duhet ta gjejë Shqipërinë në një pozicion sa më solid për plotësimin e detyrimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Sot nuk është një ditë e gëzuar vetëm për qeverinë, por është një ditë e gëzuar për të gjithë popullin shqiptar. Dokumenti i miratuar sot, është i njëjtë si për Shqipërinë ashtu edhe Gjermaninë.
Afati për hapjen e negociatave është në qershor të vitit 2019. Falenderoj vendet e BE për mbështetjen. Sot ishte një ditë e rëndësishme edhe sa i takon projektit europian. Në emër të qeverisë shqiptare dua të shpreh një falenderim shumë të madh për KE, Mogherinin, Juncker, Hahn, të cilët ndihmuan dhe ia arritën ditës që pas 9 vite aplikim për anëtarësim, të kemi të parin rekomandim pozitiv për negociatat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.