Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë sot një vendim zyrtar për vazhdimin e kampionatit të Superiores, që u ndërpre për shkak të tërmetit që goditi Durrësin, rrethinat e tij dhe Thumanën. Java e 14-të, sipas njoftimit të FSHF-së, e planifikuar të luhej më 29 dhe 30 nëntor, do të zhvillohet në datat 7 dhe 8 dhjetor, pra fundjavën e ardhshme.
Kampionati elitar do të vazhdojë me javën e 14-të, nuk do të kemi kapërcim të saj për të vazhduar me javën e 15-të. Fedarata do të bëjë të ditur ditët në vazhdim datën e javës së 15-të, që duhet të spostohet.

Federata vendosi që këtë fundjavë të ndërpriteshin të gjitha kampionatet në vend, por për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë nuk është marrë ende një vendim zyrtar se kur do të luhen ndeshjet e radhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.