Lajme

Shtyhet për në shtator projektligji për magjistratët

Sot në Kuvend u mbajt seanca e fundit plenare për këtë sesion. Opozita e bojkotoi seancën, duke bërë që të mos arrihet kuorumi i nevojshëm dhe për pasojë ligji i shumëdebatuar për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk është votuar, duke u shtyrë për në shtator.

Ndërkohë, deputetët e mazhorancës kanë votuar projektligjet e tjera që ishin në rend dite.

Basha në daljen për mediat nga selia blu, duke dashur të sqarojë edhe qëndrimin opozitar për Shkollën e Magjistraturës, listoi edhe 7 pikat që PS duhet të zbatojë për zgjidhjen e ngërçit të reformës në drejtësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë