Politike

Shtyhet me një javë mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës është shtyrë për më 2 tetor.

Mbledhja ishte dakordësuar mes dy qeverive për t'u mbajtur këtë të premte, por është shtyrë për shkak të angazhimeve politike në Kosovë, ku të premten është parashikuar një seancë plenare e Kuvendit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që thotë se data e re e mbledhjes së parashikuar në Shkodër është dakordësuar me Edi Ramën.

"Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes", shkruan Hoti në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë