Lajme

Shtyhet më 10 qershor seanca ndaj Agim Kajmakut

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 10 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku

Shkak i shtyrjes është bërë mosparaqitja e avokatit mbrojtës të tre të bashkëpandehurave të Kajmakut, Merita Shytko, Irma Bylyku e Mirjeta Mema.

Ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi.

Prokuroria e akuzon kryebashkiakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Agim Kajmaku është ende në arrati. Akuza e fundit që rëndon ndaj tij ka lidhje me emërimin në detyrë të ish-drejtorit të kabinetit të tij, Gentian Picari, të cilin e emëroi zëvendëskryetar bashkie menjëherë, pasi KQZ e shkarkoi nga detyra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë