Politike

Shtyhet javës tjetër kërkesa e SPAK për Ahmetajn / Kuvendi zbardh axhendën e të enjtes

Ndërsa në kryesinë e Kuvendit po zhvillohej mbledhja e Këshillit të Mandateve që në përfundim të diskutimeve duhet të dalë me një raport me qëllim që të votohet më pas në Kuvend nëse duhet t’i hiqet apo jo imuniteti Arben Ahmetajt sipas kërkesës së SPAK, zyra e shtypit e Kuvendit ka shpërndarë axhendën e punës për seancën parlamentare të së enjtes.

Në axhendën e punës janë përfshirë një sërë raportesh vjetore të disa institucioneve, dy projektligje dhe dekreti  i Presidentit të Republikës për shkarkim ministri dhe emërim të Taulant Ballës në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Në rendin e ditës paraprak nuk është përfshire asnjë raport i mundshëm i Këshillit të Mandateve që do të thotë se sipas të gjitha gjasave kërkesa për Ahmetajn do të shtyhet për javës tjetër.

Në bazë të rregullores se Kuvendit, kërkesa e SPAK  duhet të miratohet brenda dy javësh nga depozitimi i shkresës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë