Ekonomi

Shtrenjtohen importet me 0.2% këtë tremujor

Indeksi i Çmimeve të Importit, sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2020, arriti 94,7 duke shënuar kështu një rritje me 0,2 %, në krahasim me tremujorin e parë të 2019-s. Krahasuar me tremujorin e katërt të 2019-s indeksi shënoi një ulje me 0,2 %.

Ndryshimi vjetor

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e seksionit “Industria përpunuese” e cila zë peshën më të madhe me 93,9 %. Çmimet e importit të produkteve në këtë seksion kanë shënuar rritje me 0,5 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 5,2 %, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i makinerive dhe paisjeve p.k.t” me 2,5 %, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,8 %. Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” kanë shënuar ulje me 6,5 %, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 2,1 %, “Metalurgjia” me 1,0 %.

Ndryshimi Tremujor

Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e parë 2020 shënoi ulje me 0,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese”, e cila zë peshën më të madhe në vlerën e importeve, ka shënuar ulje me 0,1 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë