Lajme

Shtohet përdorimi i skuterëve. Po aq edhe numri i aksidenteve

Kur mjekët filluan t'u kërkonin pacientëve të shpjegonin plagët e tyre, shumë prej tyre u befasuan kur mësuan se këto aksidente buronin nga tendenca më e fundit e mjeteve të transportit, skuterë elektrikë.

Në Santa Monica, Kaliforni, ku është themeluar një nga kompanitë më të mëdha të skuterëve elektrikë - departamenti i urgjencës se qytetit ka dhënë ndihmë për 34 aksidente që kanë ndodhur vetëm këtë verë.

Drejtori i një departamenti të emergjencës tha se ekipi i tij trajtoi 18 pacientë të cilët u plagosën rëndë nga aksidentet e skuterëve gjatë dy javëve të fundit të korrikut.

Dhe në San Francisko, doktori që drejton dhomën e urgjencës në një spital të madh, tha se vijnë deri në 10 pacientë në javë me dëmtime të rënda. “Numri i të dëmtuarve po shtohet”, tha Michael Sise, shefi i stafit mjekësor në spitalin e Scripps Mercy në San Diego, duke vënë në dukje se ekipi i tij trajtoi katër persona me plagë të rënda gjatë një jave, plagë të shkaktuara nga skuterat . “Nëse njerëzit do të vazhdojnë t’i përdorin, do të ketë edhe viktima”, tha Mercy.

Washington Post intervistoi mjekët e dhomave të emergjencës në shtatë qytete, duke përfshirë Austin, Atlanta dhe Nashville, dhe të gjithë mjekët raportuan se kanë patur pacient me dëmtime nga aksidentet e skuterëve. Ndërsa të dhëna kombëtare nga dëmtimet e skuterëve ende nuk ekzistojnë.

Vlera e të ardhurave të  3 kompanive më të mëdha që prodhojnë këto pajisje, Bird, Lime dhe Skip  janë shtuar kohët e fundit. Njerëzit po e shohin se një  mjet transporti këtë pajisje.

Ndonëse pajisjet duken si lodra, mjekët thonë se dëmtimet janë të renda , njollojë si çdo mjet tjetër në rrugë, vetëm me një ndryshim, se këto mjete nuk janë në përputhje me sigurinë dhe rregulloren.

Duke iu përgjigjur pyetjeve rreth valës së dëmtimeve, kompanitë e skuterëve thanë se siguria është një përparësi kryesore. Bird, Lime dhe Skip thonë se aplikacionet dhe etiketat e tyre në skuterë përmbajnë informacionin bazë të sigurisë, si dhe udhëzimet e trajnimit. Bird kërkon që përdoruesit të kenë një patentë shoferi dhe të konfirmojnë se janë të paktën 18 vjeç.

Bird dhe Skip i pajisin edhe me helmetë ata që i blejnë skuterat. "Ne përpiqemi ti udhëzojmë ata që blejnë këto mjetë, se si t’i përdorin, dhe se si njerëzit të jenë të kujdesshëm në përdorimin e këtyre mjeteve” tha në një deklaratë zëdhënësi i Skip.

Për më tepër, firmat thonë  se aksidentet nuk vijnë si shkak i problemeve mekanike, fajin u’a lënë përdoruesve.

Philip Rosescu, një inxhinier i lartë mjekoligjor në Wexco, një firmë e specializuar në rindërtimin e aksidenteve, tha se ky lloj sistemi "reaktiv" shpesh kërkon një ankesë apo një incident para se të fillohen riparimet.

Disa ish-mekanikë thonë se një problem thelbësor është se kompanitë po bëjnë një punë të varfër për mbajtjen e skuterëve.

Ndërsa në një deklaratë duke iu përgjigjur pyetjeve rreth metodave të saj të trajnimit, Bird tha se kompania përdor "një numër mjetesh dhe mekanizmash" për të trajnuar rrjetin e saj të ngarkuesve dhe mekanikës së skuterëve.

Por Fahin Kamrany, një ish-mekanik i Bird në Santa Monica, i cili ka në plan të hedhë në gjyq kompaninë, thotë se mekanika është nën presion për të riparuar të paktën tre skoça në natë, në të kundërt rrezikojnë të pushohen nga puna, madje edhe kur mungojnë pjesët rezervë .

57-vjeçari thotë se po bënte një test diagnostik të nevojshëm kur ai ra  nga një skuter me frena të dëmtuara, duke marrë një dëmtim të rëndë në kokë.

"Kam hasur shumë skuterë që kishin frena të prishur", tha ai në një intervistë. "Nëse shtypni butonin e shpejtësisë, do të mbetej në atë pozicion dhe nuk do të ishit në gjendje të ndalonit skuterin që të garojë përpara me shpejtësi të plotë".

Në dhomën e tij të urgjencës në Santa Monica, Wally Ghurabi, drejtor i Qendrës së Emergjencave Nethercutt në Qendrën Mjekësore të UCLA, tha se shumica personave  të lënduar që ai trajton nuk janë adoleshentë, por të rritur të gjitha moshave, përfshirë një burrë rreth moshës 70-vjeçare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë