Futboll

Shtohen shqiptarët në Serinë A, Serxho Kalaj ngjitet në nivelin elitar me Frozinonen

Gazeta Si – Sezonin e ardhshëm do të ketë më shumë shqiptarë në Serinë A. Në nivelin elitar të futbollit italian është ngjitur tashmë edhe Serxho Kalaj me Frozinonen. Mbrojtësi 23-vjeçar luan sezonin e dytë me këtë skuadër.

Skuadra e drejtuar nga ish-lojtari i Italisë dhe Interit, Fabio Groso, siguroi mbrëmjen e së hënës ngjitjen në Serinë A, duke sjellë festë të madhe në qytet.

Kalaj, i rritur si futbollist te të rinjtë e Lacios, është aktivizuar edhe me Groseton dhe Karrarezen. Ai ka pasur një aktivizim të paktë gjatë këtij sezoni, duke qëndruar më së shumti në stol, por është një lojtar me perspektivë dhe të ardhmen e ka përpara.

Kështu, pas Kristjan Asllanit tek Interi, Marash Kumbullës te Roma, Elseid Hysajt te Lacio, Nedim Bajramit te Sasuolo, Adrian Ismajlit tek Empolit dhe Kastriot Dermakut te Leçe, në Serinë A do të jetë edhe Serxho Kalaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë