Sociale

Shtetrrethimi/ Urdhri i ri: Tre paga ndalesë dhe përjashtim nga puna për punonjësit e admnistratës

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se nga nesër, të gjithë punonjësit e ministrive, bashkive e prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit, nuk do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë. Nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave apo të prefekturave e bashkive, që janë të përfshirë në listën prioritare me firmën e titullarit, për të garantuar zhvillimin e "luftës" sipas planit, në aspektin shëndetësor dhe humanitar.

"Nga nesër, të gjithë punonjësit e tjerë të administratës shtetërore që e kanë punën në zyrë, nuk do të përdorin makinë për të shkuar në punë. Titullarët e të gjitha institucioneve të varësisë, duhet të çojnë sot tek ministri apo kryetari i bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë, emër për emër. Shkelja e këtyre masave, të cilat do të përfshihen nesër, së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në aktin normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna!", shkruan Rama në Facebook.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157538929501523

Më tej ai i cilëson punonjësit e administratës si dezertor nëse thyejnë një urdhër të tillë. "Sot punonjësi i shtetit që shkel rregullat e luftës në mënyrë të përsëritur, nuk është një kundravajtës si të tjerët, po një dezertor në kuptimin e plotë të fjalës. Populli nuk i paguan taksat për t’u dhënë rroga atyre që rrezikojnë jetën e tij në këtë luftë ku punonjësit e shtetit duhet të jenë shembulli më kuptimplotë i disiplinës shtetërore dhe përgjegjshmërisë qytetare. Kjo luftë nuk është lojë! përballë armikut që na ka sulmuar jemi një vend, një popull dhe një shtet! vetëm kështu mund t’ia dalim dhe askënd që s’do të kuptojë nuk mund ta tolerojmë më!", thekson Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë