Ngjarje

Ashpërsohen masat/ Këmbësorëve u caktohen dy orare për lëvizjen në ditë

Ashpërsohen masat për këmbësorët, duke i vendosur lëvizjet vetëm në dy fasha të përcaktuara. Kështu qeveria ka vendosur që të ketë lëvizje vetëm në dy orare të ndryshme, nga ora 06:00 deri në 10:00, si dhe më pas nga ora 16:00-18:00. Sipas këtij vendimi, vetëm 6 orë do të lëvizin shqiptarët, ndërsa në 18 orë duhet të qëndrojë i mbyllur.
"Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh. Nga nesër dalja e këmbësorë do të kufizohet vetëm në fashat orare 06:00 - 10:00 dhe 16.00 - 18.00. Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah!", shkruan Rama në Facebook.
Më tej ai thekson se për shkelësit vec gjobitjes nuk do të përfitojnë asnjë paketë nga paketa financiare e ndihmës. "Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe me mosdhënien e asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e luftës për shkelësin! Boll! Një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë!", deklaron kryeministri, cili thekson se me hir apo me pahir dielli aty do të jetë sërish, por jetët e humbura nuk kthehen më.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë