Lajme

Shtetrrethim total edhe këtë fundjavë

Edhe këtë fundjavë do të zbatohet izolimi total, ashtu siç është zbatuar edhe në dy fundjavat e kaluara.

Kryeministri Edi Rama e njoftoi shkurtimisht përmes rrjeteve sociale.

“Nga nesër, e shtunë 13:00, deri të hënën 05:00 njësoj si fundjavën e shkuar të gjithë në shtëpi”, shkruan ai.

Pra, duke filluar që prej orës 13:00 të së shtunës e deri të hënën në orën 05:00 të gjitha aktivitetet pezullohen, përfshirë këtu edhe furrat e bukës, ushqimoret, farmacitë, apo bizneset prodhuese që përgjatë javës përjashtohen nga vendimet kufizuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë