Lajme

“Shtëpitë s’do prishen”, Berisha i publikon videon Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku duket kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili kohë më parë deklaronte se shtëpitë e banorëve të Tiranës nuk do të prisheshin.

Sipas Berishës, kryeministri në fushatë, kur i duheshin votat, i mbronte shtëpitë. Ai shprehej se nuk do të prisheshin edhe nëse nuk kanë legalizimin, pasi janë ndërtuar me para gjaku.
“Dyfytyrësia është pafytyrësi!. Kur i duheshin votat Kallam Deshtakut shtëpitë nuk prishen. Tani i duhen paratë e drogës rrafshohen mbarë! Sb”, shkruan Berisha në “Facebook”.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/304302306849983/?__xts__[0]=68.ARDNpLsDWGIYd4OQNSpP1uE6MT6RxizX47Tjkv7MFOdH1sSpxXSq6LXKW-5OWrci1IIlp3TNSpT_PSJVHpEZfrN8wLbH-J4K-gd1tifBTWLmJAS5mMW_Lde-HCcQlcEBwJ_ZTKW1DgHIoT3oUGEHUzI5FNrXXtg2tt2mjnZWpJ0cKVMEmH11YY20YN0a0vUrPzUT7LGk3CYo8c7CHKubf06t002tf1W3S_TX5Yoy32BfdcoY80A9ZnxwcbisXU66U4tqFaiVdkLhbvF3htaN2ZEAwPQ77bXLt0FHi1H0z8n3X9JyuXvo0OTZ-xPj_0ZLm8SM5mT2BqPNBu0xlb4RXuITh5V6mUtp-ilL0w&__tn__=-R


“Kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerët. Ne e kemi marrë angazhimin do të bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është puna e legalizimit në kuptimin që mos të prishet shtëpia. Se shtëpitë nuk prishen gjithsesi. Puna është që ato janë kapitale të vdekura. Se janë investime të bëra me kursime me gjak”, tha Rama.


Ndërkohë, banorët e Astirit sot janë përballur me një situatë tjetër, pasi nga projekti i “Unazës së Re” shtëpitë dhe bizneset e tyre janë planifikuar të shemben. Banorët e revoltuar kanë vijuar me protestën dhe shprehen se do të vijojnë rezistencën deri në dëmshpërblimin e plotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë