Lajme

Shtëpitë herët a vonë do të jenë si askush nuk e ka menduar

Megjithëse idetë për shtëpitë tona janë duke u rimenduar vazhdimisht, ndryshimet e shtëpisë së fundmi kanë rënë në vëmendjen e arkitektëve dhe njerëzve njësoj. Të gjithë pak ose shumë jemi përpjekur të përshtasim shtëpinë tonë me vendin e punës, rutinat e fitnesit dhe jetën e përditshme në muajt e fundit të pandemisë dhe izolimit që ajo solli.
Për tre vitet e fundit, "The HOME competition", një platformë që fton çdo arkitekt dhe dizenjues të shfaqë idetë e tyre për shtëpiat e të ardhmes, ka sfiduar arkitektët të rimendojnë "shtëpinë".
 Gjatë shekujve, arkitektët kanë bërë hulumtime vazhdimisht për rolin që shtëpitë luajnë në jetën tonë e cila dihet se ka jo pak ndikim. Sot, mund të jetë më e rëndësishme se kurrë të konsiderohet roli që duhet të luajë një shtëpi dhe lidhja e ngushtë që ekziston midis shtëpisë dhe banorëve të saj.
 Në "The HOME competition", aktualisht në garën e tretë vjetore, arkitektë dhe dizejnues janë përqendruar në temat aktuale duke përfshirë pandeminë dhe izolimin, marrëdhëniet midis njerëzve dhe natyrës, printimet 3D, kërcënimet mjedisore, përshtatjen me avancimin e teknologjisë, lidhjet midis jetesës rurale dhe urbane dhe më shumë.
Përfundimet janë mbreslënëse dhe nëse arkitektët dhe dizejnuesit mendojnë kështu, imagjinoni si do të jenë shtëpitë në të ardhmen.

Burimi: Archdaily\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë