Njerez

Shtëpitë e kujdesit në Shqipëri mund të strehojnë 0.78 për qind e të moshuarve

Një studim i fundit nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka treguar se institucionet rezidenciale të kujdesit mund të pranojnë vetëm 0.78 për qind e numrit të të moshuarve që kanë nevojë për kujdes afatgjatë.
Nga të dhënat thuhet se rreth 91 mijë persona të mohës 65 vjeç +, kanë nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë.


Por, njëkohësisht infrastruktura e Shqipërisë për moshat e vjetra ende nuk është e mjaftueshme. Raporti shkruan se qeveria ka miratuar Veprimin Kombëtar për Planin e Plakjes 2020-2024.
Sipas raportit ky plan është sipas standardeve europiane por nuk mjafton për të minimizuar boshllëqet e krijuara ndër vite në kujdesin e të moshuarve.


ILO shprehet se shpenzimet mesatare për kujdesin afatgjatë bazuar në planin e veprimit janë rreth 0.04 për qind e PBB-së në vit.

Foto ilustruese-Shtëpia e të moshuarve në Tiranë-Marrë nga interneti-Gazeta "Si"-01.07.2022.

“Një kosto e parashikuar e punës së kujdesit është në të paktën 0.58 për qind të PBB-së. Në 30 vitet e ardhshme, numri i personave potencialisht në nevojë e kujdesit afatgjatë parashikohet të rritet në rreth 130 mijë në 2030, 160 mijë në 2040, dhe 161 mijë në 2050, me më shumë rritje te femrat”, thuhej më tej në raport.

Kujdesi në komunitet mund t'i ofrohet vetëm 1.8 për qind të numrit të vlerësuar të të moshuarve në nevojë.


Gjithashtu nga të dhënat hartuesit e ILO kanë shkruar se ekziston një mekanizëm shumë i vogël mbështetës për shërbimet e kujdesit në shtëpi. Përveç kësaj ekziston një pabarazi e madhe gjeografike në aksesin e shërbimeve sociale.

LEXO EDHE: Raporti: Të moshuarit në Shqipëri, të varfër e pa kujdesje


Rritja e investimeve në zhvillimin e banesave, me bazë në komunitet dhe Shërbimet e kujdesit në shtëpi dhe mbulimi më i gjerë gjeografik nevojiten urgjentisht.
Organizata shkruan se të gjitha këto të dhëna tregojnë se kapaciteti i kufizuar i sistemit publik të kujdesit afatgjatë, tregon që të moshuarit nuk kanë alternativë veçse të mbështeten në familjet dhe të afërmit e tyre.


Nga ana tjetër ILO konstaton se ky kujdes varet shumë nga kujdestaret femra, të cilat janë të papaguara. Nisur nga kjo në raport shkruhet se ekziston një nevojë e madhe e një reforme të kujdesit afatgjatë për të moshuarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë