Bota

Shtëpia e Bardhë: Tre raketa Houthi kundër dy anijeve në Detin e Kuq

Gazeta Si - Rebelët Houthi kanë lëshuar sot tre raketa kundër dy anijeve në Detin e Kuq. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Këshillit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve, John Kirby.

Detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje pritet të mësohen në orët në vazhdim.

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 75 të tjerë janë plagosur ndërkohë nga dy goditje me tank ndaj një qendre të agjencisë së OKB-së për refugjatët në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.

E ka konfirmuar këtë lajm me një postim në X drejtori i kësaj agjencie në Rripin e Gazës, Thomas White. Ai ka saktësuar se në strukturën e goditur janë sistemuar rreth 800 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë