Treg

Shtatori ters për kriptomonedhat. Bitcoin bie në 55 mijë dollarë

Shtatori për Bitcoin ka nisur ashtu siç ishte parashikuar; negativ.

Kriptomonedha më e madhe në botë po tregtohet me 55 mijë dollarë, vlera më e ulët ndër muaj.

“Shtatori ka histori negative për Bitcoin gjithmonë, por ndoshta ne mund të ndryshojmë narrativën këtë herë. Një kombimin e uljes së normës së interesit nga Banka Federale në SHBA dhe një rritje e mirë e të dhënave ekonomike mund të rikthejnë entuziazmin”, thotë Ed Hindi, drejtues i investimeve në Tyr Capital.

Të dhënat e shkuara tregojnë se me të vërtetë shtatori është muaji më i keq për kriptot. Në 11 vite, Bitcoin zhvlerësohet mesatarisht me 4.5% gjatë këtij muaji.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe, po shitet me 2.5 mijë dollarë, me një rënie 1%.

Solana, Ripple, Shiba Inu, Chainlink, Bitcoin Cash, Leo dhe Near Protocol reflektuan po ashtu rënie të çmimeve të premten.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë