Futboll

Shqiptari i parë në një finale Championsi, Asllani shijon momentin magjik

Gazeta Si – Për herë të parë një futbollisti i Kombëtares shqiptare shkon në finalen e Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh. Kristjan Asllani, edhe pse nuk është faktor në fushë, po e shijon në maksimumin këtë moment magjik me Interin.

Mesfushori shqiptar nuk luajti në gjysmëfinalen e kthimit me Milanin asnjë minutë. Megjithatë, gëzimi për kualifikimin në finalen e Stambollit ishte i madh. Pas ndeshjes, Asllani ka festuar me ekipin, tifozët dhe familjarët e tij, ku nuk munguan as fotot e rastit.

Gëzimi i Asllanit pas kualifikimit në finale të Championsit. Gazeta Si, 17 maj 2023

Futbollisti 21-vjeçar regjistron kështu një arritje të madhe në nivel profesional që në sezonin e parë me Interin, pavarësisht se në aspektin personal gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ai donte. Edhe nga stoli, apo me ato pak minuta që i jep trajneri Inzagi, ai mund të rritet dhe më pas të jetë protagonist në fushë me fanellën zikaltër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë