Taksa

Shqiptarët të shkundin xhepat, të gjitha rrugët me pagesë

Qytetarët shqiptarë, biznese a individë, shumë shpejt do të paguajnë tarifë shërbimi kudo ku rrotat e automjeteve të tyre prekin rrugët.

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri është shprehur në Komisionin e Ekonomisë se “Mirëmbajtja e rrugës Tiranë- Elbasan aktualisht do bëhet me një kontratë të posaçme, nga një kompani private. Kostot e mirëmbajtjes janë të larta ndaj ka ardhur momenti që përdoruesit e rrugës të kontribuojnë.

“Kostoja e rrugës ka shkuar 450 milionë dollarë, nga 312 që ka qenë e parashikuar”, tha ministri.

Sipas tij duhen rreth 50 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor në vend.

Ministri u shpreh gjatë raportimit në kuvend se pasi të kenë përfunduar të gjitha punimet autostrada e re Tiranë-Elbasan do të bëhet me pagesë, por jo vetëm, ajo.

“Nëse marrëveshja e kredisë do të hynte në fuqi menjëherë do të favorizonte shumë punimet”- tha Gjiknuri.

Deputetët në komision u shprehën të shqetësuar për kostot që po krijojnë rrugët e reja tek qytetarët nëpërmjet pagesave të drejtpërdrejta.

Deputeti i Anastas Angjeli kërkoi hetime nga prokuroria, se pse kostot në dy autostradat e reja janë rritur në mënyrë marramendëse që kur ka nisur zbatimi i kontratave.

Kurse deputeti Erion Brace kërkoi transparencë për të gjitha fondet që janë shpenzuar për ndërtimin e Rrugës së Kombit e cila nuk ka përfunduar ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë