Financa Personale

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për veshje se sa për shëndetin

Inflacioni i qershorit shpëtohet nga veshjet. Shqiptarët nuk kanë shpenzuar fare për shëndetin.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave duket qartë indiferenca e shqiptarëve që kanë ndaj kujdesit shëndetësor.

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2018 është 2,1 %. Rritja më e madhe e çmimeve, vërehet në

grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” e “Veshje dhe

këpucë”, “Transporti”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shërbimi arsimor” “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, etj.

Në muajin Qershor 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,1 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Shëndeti” .

Neglizhenca e qytetarëve shqiptarë ndaj shëndetit ‘mbështetet” edhe nga investimet në shëndetësi për infrastrukturë dhe burime njerëzore.

Siç vihet re nga të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT referuar Ministrisë së Shëndetësisë në tre vitet e fundit ka një rënie të numrit të institucioneve spitalore, të shtretërve nëpër spitale, etj.

Por sa shpenzohet për shëndetësinë

Buxheti për shëndetësinë është 74 miliardë lekë (73 miliardë e 79 milionë lekë), ose 4.43% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

I ndarë në dy fushat e aktivitet të Ministrisë së Shëndetësis dhe Mbrojtjes Sociale, për Shëndetësinë 49 miliardë e 294 milionë lekë ose 2.98% e PBB, ndërsa për Mbrojtjen Sociale 23 miliardë e 785 milionë lekë.

Prioritete e Ministres, Ogerta Manastriliu, me këtë buxhet janë shpallur të jenë rritja e pagave për 18 mijë mjekë dhe infermierë, kujdesi parësor shëndetësor me përmirësimin e infrastrukturës për 80 qendra shëndetësore me një vlerë 260 milionë lekë, si dhe shtimi i flotës për Qendrën Kombëtare të Urgjencave me 32 autoambulanca. S.Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë