Politike

Shqiptarët në Medvegjë dhe Minishengeni, Rama thirret në interpelancë

Kryeministri Edi Rama është thirrur në një interpelancë të posaçme sa Shqipëria i mbron shqiptarët që ndodhen në trojet etnike dhe kryesisht në shtetet e tjera apo pronat e tyre në Malin e Zi, Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medevegjës dhe Bujanovcit nuk do të ndalin me lista të përbashkëta. Nisma e ministrit të Jashtëm në detyrë e Gent Cakajt për unifikimin e partive politike shqiptare nuk i është bashkuar Medvegja dhe kjo sipas deputetëve të opozitës që kërkojnë Ramën për të dhënë shpjegime mund të përbëjë një rrezik apo një formë e re gjenocidi serb. Zgjedhjet parlamentare të prillit në Serbi dhe situata shihet e tensionuar, pasi sipas deputetëve të opozitës mund të lidhet edhe me ndonjë skenar në prag të asaj që cilësohet si minishengen. lnterpelanca do të parashtrohet nga deputeti i opozitës, Kostaq Papa dhe se gjithsej janë 10 pyetje që i drejtohen kryeministrit Edi Rama. “A mos është vallë kjo një abandonim dhe braktisje e hapur e nisur nga filozofia e "shkëmbimit të territoreve" apo "ndarjes së Kosovës" apo nga plani i ri serb i "minishengenit" të përkrahur nga Kryeministri??! Shpjegimi juaj për zgjedhjet parlamentare ne Serbi si kërcënim kombëtar në Kosovën Lindore -Presheve - Bujanovce. Pjesëmarrja dhe bojkoti i zgjedhjeve nga shqiptaret në situatën e krijuar çojnë ujë në rrezikun kombëtar e në zbatimin nen rrogoz të platformës serbe ndaj shqiptareve autokton në krahinat me shumicë shqiptare”, janë disa nga pyetjet e deputetëve të opozitës .

Interpelanca e kërkuar nga deputetët e opozitës, firmëtarët


Gjithashtu deputetët në pyetjet e tyre duan të njihen me politikën që po ndjek Tirana zyrtare për shqiptarët që jetojnë trojet e tyre në shtetet fqinje me Shqipërinë. “Si ndikon qeveria shqiptare në përmirësimin e statusit të shqiptarëve si shtetformues në Republikën e Maqedonisë së Veriut? A po bën qeveria shqiptare përpjekje për bashkimin politik të shqiptarëve për maksimalizimin të votave dhe deputetëve; apo përpjekje të tjera? Deri ku ka arritur hapja e Konsullatave te Përgjithshme në Manastir, Kosove Lindore e Ulqin?”, janë disa nga pyetjet e tjera.
Në janar të këtij viti, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj paralajmëroi lëvizjen për bashkimin faktorit politik shqiptar. përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës. Ky takim kishte në fokus diskutime që lidhen me krijimin e një liste të përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Kjo listë, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Cakaj dhe liderët politikë të Preshevës pas bërjes publike së marrëveshjes mes partive shqiptare


Në përfundim të takimit, palët nënshkruan “Marrëveshjen për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë”. Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon bashkimin e palëve për të siguruar një përfaqësim sa më të lartë dhe për të krijuar një pozicion sa më të fuqishëm prej zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Marrëveshja u përshëndet nga kryeministri Rama, por që në Luginën e Preshevës dhe të Medvegjës pati reagime, pasi kjo marrëveshje ishte arritur në mënyrë selektive.

Pyetjet e interpelancës drejtuar kryeministri Rama
Kërkojmee shpjegime lidhur me situatën e rënduar ne Medvegjë nga forma e re e gjenocidit serb mbi popullsinë e atjeshme, pasivizimin e çregjistrimin e 7000 bashkombasve tanë në Kosovën Lindore nën Serbi.
Pse Medvegja mbeti jashtë përpjekjeve për përfshirjen në koalicionin e partive politike të atjeshme?
A mos është vallë kjo një abandonim dhe braktisje e hapur e nisur nga filozofia e "shkëmbimit të territoreve" apo "ndarjes së Kosovës" apo nga plani i ri serb i "Minishengenit" të përkrahur nga Kryeministri?? !
Shpjegimi juaj për zgjedhjet parlamentare ne Serbi si kërcënim kombëtar në Kosovën Lindore -Presheve - Bujanovc. Pjesëmarrja dhe bojkoti i zgjedhjeve nga shqiptaret në situatën e krijuar çojnë ujë në rrezikun kombëtar e në zbatimin nen rrogoz të platformës serbe ndaj shqiptareve autokton në krahinat me shumicë shqiptare.
Si ndikon qeveria shqiptare në përmirësimin e statusit të shqiptarëve si shtetformues në Republikën e Maqedonisë së Veriut?
A po bën qeveria shqiptare përpjekje për bashkimin politik të shqiptarëve për maksimalizimin të votave dhe deputetëve; apo përpjekje të tjera?
Deri ku ka arritur hapja e Konsullatave te Përgjithshme në Manastir, Kosove Lindore e Ulqin?
Cilat janë ha pat e fund it që po merr qeveria shqiptare për të respektuar nenin 8 të Kushtetutës për mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufirit; në Malësi, Sanxhak, Kosovë Lindore, lliridë, Toskëri Lindore, Çamëri dhe Shqipëri e Poshtme.
Cilat janë hapat që po merr qeveria shqiptare për kryerjen e njëkohshme te proceseve të integrimit europian dhe bashkimit te kombit shqiptar, si procese te domosdoshme për zhvillimin dhe progresin kombëtar drejt se ardhmes.
Probleme të tjera të Kombit Shqiptar në Trojet Etnike të copëzuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë