Njerez

Shqiptarët ndër aizlkërkuesit më të refuzuar në BE gjatë 2019-ës

Në raportin e Forcimit të Ligjit për emigracionin, Eurostat raporton se shtetasit shqiptarë janë të tretët  që u është refuzuar hyrja në vendet e BE-së gjatë vitit 2019 për azil.

Janë 22 800 shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së në 2019-ën dhe janë refuzuar prej autoriteteve. Numri më i lartë i qytetarëve jo shtetas të BE-së  që iu refuzua hyrja në BE në vitin 2019 ishin marokenët (489 900), të ndjekur nga qytetarët e Ukrainës (66 500) dhe të Shqipërisë.

Gjithashtu shqiptarët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e një prej vendeve të BE-së dhe  janë kapur nga autoritetet duke marrë urdhër për tu larguar nga kanë ardhur renditen të tretët për nga numri.

Në vitin 2019 ishin 30 900 shqiptarë të cilët kanë marrë urdhër nga autoritetet e vendeve të BE-së për tu larguar. Shqiptarët paraprihen nga ukrainasit (37 100) dhe marokenët (34 800).

Shqiptarët që kanë qëndruar ilegalisht në vendet e BE-së dhe janë kthyer mbrapsht gjatë vitit 2019 numërohen 15 400 persona, të dytët pas  Ukrainës (27 200), të ndjekur nga marokenët (10 200) dhe gjeorgjianët (8 600).

Sipas Eurostat, në vitin 2019 ishin 717 600 qytetarë nga vendet jashtë BE që u refuzuan të hyjnë në vendet anëtare. Rreth 627 900 qytetarë jashtë BE u zbuluan se ishin të paligjshëm në një prej Shteteve Anëtare të BE-së.

Numri i qytetarëve jashtë BE të cilëve u është lëshuar urdhër për të lënë një shtet anëtar të BE, arriti në 491 200 persona. Rreth 164 600 qytetarë jo të BE-së, pas një urdhri për t'u larguar, u kthyen në një vend tjetër (përfshirë shtetet e tjera anëtare të BE-së), nga këta 142 300 u kthyen jashtë BE.

58% më shumë qytetarë jo të BE-së  iu refuzua hyrja në BE në 2019 krahasuar me në 2018.

Në vitin 2019, rreth 717 600 qytetarëve jo të BE iu refuzuan hyrjen në BE në një nga kufijtë e saj të jashtëm, me 58% më shumë krahasuar me 454 600 në vitin paraardhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë