Njerez

Shqiptarët, më të palumturit në rajon dhe ndër të fundit në botë

Shqiptarët bëjnë pjesë mes vendeve më të palumtur në botë, duke u renditur në vendin e 90-të në raportin vjetor të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Nga totali prej 10 pikësh, kushtet e jetesës që rrisin lumturinë në vendin tonë vlerësohen nga OKB 5.199, në të njëjtin nivel me Maqedoninë e Veriut dhe poshtë vendeve si Libia, Nepali, apo Taxhikistani.

Në Ballkan, më të lumturit janë shqiptarët e Kosovës, e cila renditet në vendin e 32-të me një vlerësim prej 6.455 pikë, ndjekur nga Serbia që renditet në vendin e 43-të, Kroacia në vendin e 47-të Greqia në vendin e 58-të, Bosnja në vendin e 67 dhe Mali i Zi në vendin e 75-të.

Dhjetë vendet e para dominohen nga vendet nordike. Finlanda kryeson listë, ndjekur nga Danimarka dhe Islanda. Në vendin e katërt ndodhen zviceranët, duke vijuaar më pas me Holandën, Luksemburgun, Suedinë, Norvegjinë, Izraelin dhe në fund të Top 10, Zelanda e Re.

Niveli i lumturisë përllogaritet përmes gjashtë faktorëve. I pari është të ardhurat për frymë në vit, mbështetja sociale, jetëgjatësia, liria, korrupsioni dhe bujaria.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë