Financa Personale

Shqiptarët ‘larg’ bankave. Bëjnë pagesa me cash dhe marrin borxh te familjarët

Nga Gazeta ‘SI’ - Shqipëria është ndër vendet ku qytetarët nuk janë shumë të lidhur me sistemin bankar të paktën për vitin 2021, studiuar nga Global Findex, i Bankës Botërore.

Fillimisht, digjitalizimi i ekonomisë së Shqipërisë ka ecur ngadalë, ku nga viti 2014 në 2021, llogaritë bankare janë rritur me vetëm 10%. Gjithsesi, indeksi raporton se shumica e shqiptarëve me akses bankar zgjodhën të paguajnë faturat përsëri me para cash.

16% e shqiptarëve të rritur, të lidhur me pagesa shtetërore si pensione, subvencione ndihmëse etj, i morën ato në formë cash për shkak të mungesës së llogarive bankare.

Sipas Indeksit, marrëdhëniet e ulëta me bankat vijnë si pasojë e besimit të ulët në sistem ose mungesë parash.

Në të njëjtin raport tregohet se 30% e shqiptarëve huazojnë para të thata, nga familjarët apo miqtë e tyre dhe vetëm 13% huazojnë nga institucionet financiare. Shifra më e lartë ndër vendet europiane, pas Turqisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

Përfshirja e qytetarëve në sistemin bankar është një synim ndërkombëtar dhe lokal po ashtu, për të ulur informalitetin dhe sasinë e parave të pakontrolluara në qarkullim, si edhe për të rritur edukimin financiar tek individët.

 Në viti 2022, në një dalje për media, Guvernatori Gent Sejko tha se rreth 69% e shqiptarëve kanë një llogari bankare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë