Lajme

Shqiptarët jashtë vendit, ja 12 shtetet ku mund të marrin certifikatë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme jep një lajm të mirë për gjithë shqiptarët jashtë vendit.

Shqiptarët që ndodhen jashtë kufijve tanimë kanë mundësinë që të marrin certifikatë lindjeje apo familjare në vendet ku jetojnë. Ministria e Jashtme do ta ofrojë këtë shërbim jo vetëm në Itali, por edhe në 12 shtete të tjera të botës.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, përmes një postimi në “Twitter” bën të ditur lajmin dhe thekson se zgjerimi i shërbimeve konsullore ndaj shqiptarëve jashtë Republikës së Shqipërisë është objektivi i Ministrisë së Jashtme.

“MEPJ tashmë bën të mundur ofrimin e këtij shërbimi jo vetëm në #Itali por edhe në 12 shtete të tjera.

Zgjerimi i gamës së shërbimeve konsullore ndaj shtetasve jashtë RSH-së është objektivi ynë”, shkruan ministri Bushati në “Twitter”.

12 shtetet që e ofrojnë këtë shërbim janë: 

Austri-Vjenë

Bullgari- Sofje

Çeki- Pragë

Hungari- Budapest

Kosovë- Prishtinë

Kroaci- Zagreb

Japoni- Tokio

Mal i Zi- Podgoricë

Rumani- Bukuresht

Sllovaki- Bratislavë

Zvicër- Bernë

Turqi- Ambasada Ankara+Konsullata Stamboll


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë