Propozim i SI

Shqiptarët heqin dorë nga minutat dhe SMS-të, komunikojnë në internet

Nga Gazeta 'SI' - Në tremujorin e dytë 2022, në Shqipëri ishin 2.61 mln përdorues aktivë të telefonisë celulare, me rritje 6.1% nga e njëjta periudhë e 2021-shit. Numri aktiv i përdoruesve të internetit ishte 2.1 mln.

Për këtë periudhë, shqiptarët përdorën 49 mln gigabyte me rritje 31% nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Një individ ka përdorur mesatarisht 7.7 gb në muaj. Numri i SMS-ve të dërguara gjatë tremujorit të dytë 2022, arriti në 135 mln, me rënie 3.2% në raport vjetor.

Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T2 2022 ishte 167 minuta dalëse, 17 SMS dhe 7.77 GB Internet. Krahasuar me T1 2022, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rritje me 2.6%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rritje me 3.1% dhe konsumi mesatar i internetit pësoi rritje me 7.5%.

Totali thirrjeve dalëse të Shqipëri në T2 2022 ishte rreth 1.3 miliardë minuta, me një rënie prej 8.1% me T2 2021.

Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) rënie me 14.4% në krahasim me një vit më parë.

Sasia e thirrjeve on-net pësoi rritje me 4.6% rënie me 2.9% në krahasim me T2 2021.

Sipas operatorëve, Vodafone vazhdon të kryesojë tregun me 1.2 mln abonentë me 4.8% rritje në raport vjetor, One e 1.05 mln me rritje 4.6% dhe Albtelecom me 380 mijë dhe me rënie 7.9%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë