Financa Personale

Shqiptarët ankohen për mungesë ngjarjesh artistike, por nuk i konsumojnë ato

Të dhënat e INSTAT për kulturën paraqesin një pamje gri për konsunimin e artit dhe leximit në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.

Pavarësisht se numri i shfaqjeve kulturore në institucionet që prodhojnë art e kulturë është rritur, numri i vizitorëve ka rënë.

Trendi rënës i vizitorëve është evidentuar për spektatorët në tërësi, po ashtu edhe sipas institucioneve përkatëse.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare, në tremujorin e parë 2018, ka pësuar rënie me rreth 38,0 % krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Në tremujorin e dytë 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 1.832 botime, 44,9 % më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 392 ishin tituj të rinj dhe 1.440 ekzemplarë të rinj


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë